• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet dhe pasojat e vërteta të bllokimit të rrugëve nga Basha-Kryemadhi

by Flogert Muça
03/05/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ndryshuar strategji duke lënë mënjanë protestat në shesh apo para Kuvendit dhe janë transferuar në rrugë, duke bllokuar akset kryesore kombëtare.

Pse kjo lëvizje nga Basha-Kryemadhi dhe cilat janë pasojat sociale dhe politike që po ndodhin nga ky aksion?

Sa i përket zhvendosjes nga sheshi në rrugë, arsyeja është shumë e thjeshtë. Basha e Kryemadhi panë se nga protesta në protestë (në Bulevard dhe përballë Kuvendit) numri i militantëve sa vinte e binte. Për të mos folur për mbështetje nga pjesa tjetër e qytetarëve që nuk u bashkuan kurrë as me mënyrën e protestës e jo më në terren.

Duke parë këtë rrudhje numrash ku dhe të vetët nuk po bindeshin më për të dalë në sheshin e protestës, PD dhe LSI bënë një tërheqje për të mos vijuar më tutje disfatën publike dhe menduan një strategji të re, e cila nuk kishte nevojë për më shumë se 100 militantë, e ajo ishte bllokimi i rrugëve.

Unë nuk di të them nëse stafi i Bashës e Kryemadhit bën apo jo sondazhe, por me shumë gjasë, nëse do të pyesje sot shqiptarët (edhe ata militantët më të flaktë) do të ishin kundër bllokimit të rrugëve. Sepse punët, sëmundja, lëvizja, nuk iu ndodhin vetëm socialistëve apo atyre pa parti, por të gjithë njerëzve. Ndaj, askush nuk do donte të shihte familjarin e tij në ambulancë që i bllokohet rruga nga disa parti politike që kanë qenë në pushtet dhe duan sërisht thjeshtë dhe vetëm pushtet, pasi nuk është se ndritën gjë kur qeverisën, përkundrazi. Nga ana tjetër turistët poashtu kanë filluar anulimet që kur nisën protestat e dhunshme në shkurt, duke iu hequr të ardhura nga duart shqiptarëve dhe ekonomisë. Thënë këto, ngado që të përpiqesh ta kapësh aksionin e PD-LSI-së, nuk i gje dot një anë pozitive as në aspektin social, as në atë ekonomik të vendit.

Për tu kthyer të këshilltarët e Bashës e Kryemadhit mbetet vetëm të habitemi se si akoma liderët e opozitës besojnë në ta, në një kohë që çdo strategji e thurur prej tyre çon tatëpjetë opozitën.

E megjithatë, Basha dhe Kryemadhi nuk ndalen në aksionin e tyre, a thua se janë misionarë të vrasjes së partive të tyre. Kjo shihet qartë në mesazhet politike publike që japin të dy krerët e partive, ndërkohë që kanë bllokuar rrugët e qytetarët .

Fjala bie, Basha i bën thirrje BE-së që të çelë negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që duke filluar nga rruga e duke përfunduar në selitë e kancelarive të vendeve të BE-së nxin Shqipërinë. E pasi e ka bërë leckë vendin në sy të të gjithëve, del e iu thotë atyre ‘Na çilni negociatat tani’. Edhe deputetët e vendeve të BE-së shprehen se sa qesharak është lideri i PD-së që në sytë e tyre shan Shqipërinë, pastaj del në media dhe thotë ‘na hapni negociatat’. Hipokrizia e Bashës është një ndër arsyet e forta pse ndërkombëtarët nuk e besojnë e as nuk e mbështesin. Për të mos folur për seriozitetin dhe vizionin.

Ndërkohë, Kryemadhi shkon edhe më tej, ku publikisht thotë se Rama duhet të ikë sepse po bën genocid duke hedh gaz lotjsellës ndaj protestuesve të dhunshëm. Kryemadhit nuk i kanë thënë se shqiptarët kanë internet dhe shohin se e njëjta gjë ndodh kudo në vendet demokratike kur turma kalon kalon cakun.

Ndoshta, Kryemadhit nuk i kanë thënë se kur flet për gazin lotsjellës në protesta, shqiptarëve iu kujtohet 21 janari dhe katër viktimat në mes të bulevardit, ku ministër i brendshëm ishte aleati i saj vizionar, Lulzim Basha. Ndoshta nuk i kanë thënë se pika që derdhi gotën në 21 janar ishte videoja Meta-Prifti, të cilën të gjithë e mbajën mend dhe e shohin në Youtube.

Janë këto arsyet që tregojnë se opozita e ka humbur busullën, e për këtë arsye po bën edhe shqiptarët të vuajnë nga paaftësia e tyre për tu kthyer në rrugën e duhur, që fillon nga lirimi i rrugëve.

Next Post
FOTO/ Habit aktorja e ‘Game of Thrones’: Gjatë skenave intime, kameramani ishte vëllai im

FOTO/ Habit aktorja e 'Game of Thrones': Gjatë skenave intime, kameramani ishte vëllai im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In