• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lufta kundër drogës, Tahiri: Ja pse trafikantët po përdorin avionë

by
16/09/2015 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër drogës, Tahiri: Ja pse trafikantët po përdorin avionë

Policia e Shtetit publikoi sot rezultatet e aksioneve antidrogë në mbarë vendin. Në prezantim ishin merrnin pjesë përfaques të policisë, ambasadorë të huaj, etj.

Në fjalën e tij ministri Saimir Tahiri deklaroi se më përpara shteti bënte sehir.

“Koha kur pushteti bënte drogë, ndërkohë që droga lulëzonte, duket e largët”, tha Tahiri.

Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka sekuestruar 84.7 përqind më shumë drogë se në tetë vitet e kaluara të qeverisë së mërparshme të demokratëve.

Po ashtu sipas Tahirit, ai theksoi se numri i autorëve të identifikuar dhe arrestuar në luftën kundër drogës është se në tetë vite të mbledhura së bashku të qeverisë së kaluar.

Siç bëri të ditur vetë Ministri Tahiri, sot lufta ndaj lëndës narkotike është kthyer në një qëllim parësor të Policisë dhe për këtë lufta ka nisur nga rradhët e policisë për të zbritur në terren. “Kemi 721 Polici të proceduar, të cilët o kanë bashkëpunuar, ose kanë qenë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me trafikant”, theksoi Tahiri.

Ministri tha se, sipas statistikave të Guardia Di Finanzzas, sot kultivohet 8 herë më pak se dy vite më parë.  “Në vitin 2013 kur ishte qeveria e kaluar në pushtet, Guardia di Finanzza raportonte se ishin identifikuar  323 hektar bimë narkotike të kultivuara, të idenitifkuar me fotografim ajror. Nga këto u shkatëruan vetëm 7.5%. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2015 sipërfaqja  e kultivuar 44 hektar, të identifkuar nga fotot, 8 herë më pak se ajo e mbjellur dy vite më parë, pra 8 herë më pak kultivim. Nga kjo sipërfaqe, Policia ka shkatërruar deri më ditët e sotëm 92,2% të sipërfaqes së identifikuar. Një punë kolosale”, tha Tahiri.

Duke folur për trafikun e drogës me avionë të vegjël sportivë, Tahiri tha se kjo vjen ngaqë policia ua ka ngushtuar në maksimum rrugët trafikantëve, dhe në këtë mënyrë ata kanë zgjedhur trafikun ajror. Por edhe në këtë fushë, Tahiri premtoi se do të merren masa edhe më të forta.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm bëri të ditur se në kuadër të kësaj lufte, që tashmë po merr forma të tjera, duke parë që rruga tokësore dhe ujore nuk po arrin me sukses, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët e huaj. “Parcela e fundit e kapur ishte në lartësinë 1 500 metra nga niveli i detit, një nivel i cili dëshmon frikën e kultivuesve për të mos u kapur, por ja që ne arritëm ti ndalonim. Ne kemi ndaluar shumë më shumë trafikant dhe kultivues se sa në 25 vite të marra së bashku dhe kjo, pasi për ne të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Tahiri.

Më tej ai akuzoi kreun e opozitës, Lulzim Bashën, dhe ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, duke i cilëuar ata si kampionët e dëshimit.

Next Post

4 këshillat që një vajzë duhet të marrë nga një yll pornografie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In