Turma njerëzish u mblodhën në Uashington, Nju Jork dhe më gjerë për të denoncuar sulmet e Trump ndaj Iranit si një akt të paligjshëm lufte.
Tubime të ngjashme pati edhe në Athinë, ku më shumë se një mijë demonstrues marshuan drejt ambasadave të SHBA-së dhe Izraelit në kryeqytetin grek për të protestuar kundër sulmeve në Iran.
Ndërkohë, tensionet në Lindjen Mesme kanë ndikuar në rritjen e cmimit global të naftës dhe gazit. Nafta e papërpunuar u rrit me 8.3%, duke kapur shifrën mbi 80 dollare per fuci.
Bllokimi i ngushticës së Hormuzit ka ndikur në mënyre të drejtpërdrejt pasi rreth 20 % e naftës që tregëtohet në botë kalon përmes kësaj zone. Irani paralajmëroi anijet tregtare të shmangin kalimin nëpër këtë rrugë detare jetike në jug të vendit.
Impiantet e naftës dhe gazit u detyruan të mbyllen në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe po ashtu Arabia Saudite mbylli rafinerinë e saj më të madhe të naftës vendase të hënën pas një sulmi me dron.
Përtëj ndikimit direkt tek naftaa, edhe ari, i konsideruar si aset i sigurt në kohë pasigurie u rrit me 2.3%.











