• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lufta ka arritur në një pikë të rrezikshme”, Borrell ngre alarmin: Putin nuk po bën bllof për armët bërthamore!

by A R
24/09/2022 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“BE-ja duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.” Dekalarata e bërë nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell për mediat ndërkombëtare ngre alarmin në shumë vende duke nënkuptuar se lufta ka arritur në një moment të rrezikshëm. Vërejtjet e tij vijnë pasi Rusia filloj mobilizimin e pjesshëm për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse po vihet nën presion nga Putin dhe kërcënimet e fundit me përdorimin e armëve bërthamore po intesifikojnë rrezikun. Kur ai tha se mobilizimi nuk është një bllof, duhet ta marrim seriozisht. Duhet të arrijmë paqen përndryshe, mund ta përfundojmë luftën, por nuk do të kemi qetësi dhe do të kemi një luftë tjetër.”

Shtatë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, analistët pajtohen se forcat e presidentit Putin janë në këmbë. Borell kërkoi që të arrihet një zgjidhje diplomatike, një zgjidhje që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Putin është përballur me pengesa në fushën e betejës, me forcat e tij të shtyra nga një kundërofensivë ukrainase.

Shefi i politikës së jashtme të Evropës ishte i prerë në pikpamjen e tij. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë, lufta në Ukrainë ishte kryefjala e diskutimit ku shumë liderë botërorë kërkuan që ndalet lufta dhe të nisin furnzimet me gaz për të shmangur krizën.

Por kërcënimet e reja dhe shqetësuese të Moskës, duke përfshirë një sulm bërthamor po rrisin shqetësimet në të gjithë botën. Shumica e liderëve perëndimorë, duke përfshirë Borrell, janë ende kategorik për nevojën për të mbajtur kursin në një konflikt me shumë pasoja të gjera, mbi të gjitha për Ukrainën. Borrell hodhi poshtë shqetësimet se furnizimet me armë të BE-së po mbaronin dhe tha se duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën, si dhe të zbatojë sanksione ekonomike kundër presidentit Putin dhe aleatëve të tij.

/a.r

Next Post
Gjermani: Rritja e çmimit të gazit shton frikën nga dimri i ftohtë

Gjermani: Rritja e çmimit të gazit shton frikën nga dimri i ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In