• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

by A R
04/03/2026 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur por po aq i ndjeshëm. Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë.

Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të reja”, bëjnë me dije operatorët nga Ilirida Travel and Tours.

Në të njëjtën kohë, familjet që kanë rezervuar në janar dhe shkurt po telefonojnë për t’u interesuar nëse situata e sigurisë mund të prekë Turqinë dhe, nëse konflikti përshkallëzohet, nëse do të kenë mundësi rimbursimi.

Në këto ditë, sipas informacioneve të marra nga agjencia Zenith Travel dhe Hima Travel, pyetja më e shpeshtë nuk është më për hotelin apo shërbimin, por për garancinë e kthimit të parave në rast anulimi për arsye sigurie.

Nëse tensionet zgjasin, agjencitë mund të shohin zhvendosje të kërkesës drejt destinacioneve të konsideruara më të sigurta si Spanja, Italia apo Greqia.

Turqia ka qenë prej vitesh zgjedhja kryesore e pushimeve familjare për shqiptarët. Destinacione si Antalia, Bodrumi apo Belek janë kthyer në produkte standarde të paketave verore, falë kombinimit të çmimeve konkurruese, formulës “all inclusive” dhe fluturimeve direkte nga Tirana me chartera. Për shumë familje, pushimet verore jashtë vendit janë sinonim i Turqisë, veçanërisht për segmentin me fëmijë.

Sipas të dhënave të mëparshme të tregut, Turqia renditet ndër destinacionet më të shitura nga agjencitë shqiptare për periudhën qershor–shtator, me mijëra paketa të kontraktuara çdo vit. Oferta e hershme zakonisht nis që në dhjetor–janar dhe kulmon deri në fund të marsit, periudhë kur tradicionalisht sigurohet një pjesë e konsiderueshme e volumit sezonal.

Ekspertët e turizmit thonë se perceptimi i rrezikut ka ndikim të menjëhershëm në vendimmarrjen e konsumatorit, edhe kur destinacioni nuk është drejtpërdrejt zonë konflikti.

Gjeografia e rajonit, lajmet për tensione ushtarake dhe pasiguria për hapësirat ajrore mjaftojnë për të shtyrë familjet të presin. Në praktikë, kjo përkthehet në shtyrje vendimi, jo domosdoshmërisht në anulim.

Nëse situata stabilizohet brenda javëve të ardhshme, operatorët presin që rezervimet të rifillojnë me ritëm më të shpejtë, ndoshta edhe me zhvendosje drejt muajve më të vonë të sezonit. Por nëse tensionet zgjasin, ngrirja e tanishme mund të kthehet në rënie reale të shitjeve, duke detyruar agjencitë të rishikojnë kontratat dhe strategjitë e çmimeve.

Përveç Turqisë, pasiguria e krijuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë edhe destinacione të tjera që shqiptarët i zgjedhin për pushime apo ‘city break’ në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht Dubai dhe Abu Dhabi, Egjipti me resortet e Detit të Kuq, si dhe Jordania, janë ndër tregjet që do të ndiejnë efektin e shtyrjes së vendimeve për prenotime të reja, edhe kur nuk janë zona konflikti./ Marrë nga Monitor.al

Next Post
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In