Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se Shqipëria bashkohet me thirrjen e Presidentit amerikan, Joe Biden për një armëpushim humanitar për mbrojtjen e civilëve në Gaza.
Rama shkruan se Shqipëria qëndron me vendosmëri në krah të Izraelit, teksa thotë se jemi të shqetësuar për shkatërrimin që po ndodh në Gaza.
Në një postim në “X”, kryeministri Rama thotë se së shpejti do të bashkohet me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
“Qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, e po ashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin që po ndodh në Gaza. Është e rëndësishme që t’i jepet fundit këtij konflikti para se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria bashkohet me thirrjen e Biden për një armëpushim humanitar. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve makabre më 7 Tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas OKB-së, një forcë ndërkombëtare që do udhëhiqet nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama në Twitter.
/a.r
I bythlëpirës i SHBA.Si s’të vjen keq për 10.000 të vrarët palestinezë mes t yre 4300 fëmijë. O pashpirt! Gjithë bota kundër genocidit Izraelit , vetëm Ti,maskara,nuk e lë popullin tënd të protestojë e të marrshojë për të dënuar këtë masakër izraelite.Edje Hitleri do t’ia bkishte patur zili gjenocidin e Netanjahut..Dëgjo Afrikën e Jugut,që jo vetëm preu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin,por i kujtoi edhe holokaustin …dhe sytë i kishte me lot ..që s’kam ç’të të them o tradhtar i kombit shqiptar