• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Lufta” e targave, deputeti shqiptar i Parlamentit serb: Të ndërhyjë SHBA, sepse BE nuk ka fuqi

by A R
21/09/2021 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi e ka quajtur të drejtë vendimin e Kosovës për të mos lejuar automjetet me targa serbe në territorin e saj. Kamberi duke folur drejtëpërdrejtë nga Serbia për ‘Report Tv’, thotë se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve në Bruksel, ku përfshihet edhe reciprociteti i targave. Sipas tij, vetëm kështu mund të ushtrohet presion ndaj Serbisë që respektojë marrëveshjet dhe ta konsiderojë Kosovën shtet të pavarur.

“Ka një kohë të gjatë që Serbia nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën të arritura në Bruksel, mes tyre edhe reciprociteti i targave. Kosova ka pasur njerëz që kanë kaluar në Serbi, kanë pasur gjithmonë këtë problem me marren e tabelave e pagesat që janë detyruar të bëjnë. Vendimi i qeverisë për marrjen e masës së reciprocitetit ndaj targave të Serbisë duket i drejtë  sepse duhet detyruar që të respektojë marrëveshjet e nënshkruara. Pres nga BE që të insistojë tek Beogradi zyrtar që të fillojë respektimin  e marrëveshjeve që kjo problematikë të zgjidhet. Reagimet e Beogradit janë spektakolare, siç vepron në situata të tilla presidenti Aleksandër Vuçiç, por unë i karakterizoj vetë të nivelit verbal dhe asgjë tjetër”, tha Kamberi.

Për të ulur dy palët në bisedime, Kamberi thotë se duhet të ndërhyjë Uashingtoni zyrtar sepse Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë imponuese ndaj Serbisë që ta detyrojë atë të respektojë marrëveshjet.

“Ka qenë e pamundur që palët të ulen në tryezën e bisedimeve pa ndërmjetësimin e dikujt. BE ka qenë deri më tani ai që ka ndihmuar në bisedime dhe ka ndihmuar në arritjen e disa marrëveshjeve. Por shihet se BE nuk e ka fuqinë imponuese të realizmit të marrëveshjeve, sepse Serbia po i bën bisht disa marrëveshjeve. Raporti i progresit të BE për Serbinë, për vitin e kaluar flet qartë se Serbia se nuk po i respekton këto marrëveshje. Mendoj se përveç Bashkimit Evropian, është Uashingtoni që duhet të angazhohet që të ulë palët në tryezën e bisedimeve që të arrihet marrëveshja përfundimtare që do të sjellë në njohjen e ndërsjellët dhe eliminimin e problemeve Pa përfshirjen e Uashingtonit zyrtar, unë nuk besoj se Serbia do të ulet në tryezë më Kosovën për të arritur një marrëveshje përfundimtare”, u shpreh Kamberi.

Ndërkohë, Kamberi foli edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në Serbi. Deputeti tha se shpreson që të ketë masa lehtësuese për këtë komunitetin shqiptar, ndërsa pritet vit

“Masa është e imponuar nga Serbia. Shpresoj që Kosova në raport me Luginën e Preshevës të krijojë programe që do nxisin ndihma të drejtpërdrejtë në mënyrë që të ndihmojë nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kemi disa paralajmërime se vitin tjetër do jetë e përfshire në buxhetin shtetëror të Kosovës”, vijoi deputeti shqiptar në Serbi.

Një ditë më parë Kosova mori vendimin që mos të lejojë futjen e makinave me targa serbe, por këto të fundit duhet të pajisjen me targën e përkohshme kosovare, që kushton 5 euro dhe është e vlefshme për 60 ditë. Reciprociteti i targave është një nga marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë këtë vendim, mirëpo vetë Serbia nuk i njeh targat kosovare.

SHBA dhe BE-ja kanë bërë thirrje që tensionet mes dy palëve të ulen, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se nuk ka për qëllim të destabilizojë ose provokojë, por vetëm po respekton marrëveshjen, afati i së cilës kishte mbaruar më 15 shtator. Sakaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur Kosovën në vendimin e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë të bashkëpunojë.

/a.r

Next Post
Sherri i paparë mes vajzave të “Për’puthen”: Ik bëj hundën se e ke skandal!

Sherri i paparë mes vajzave të "Për'puthen": Ik bëj hundën se e ke skandal!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Protesta, Rama dhe shumica e shqiptarëve që nuk janë në protestë!

July 28, 2026
Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi i tij

Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi i tij

July 28, 2026
Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!

Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!

July 28, 2026
Marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA, Vengu: Financimi më i madh në historinë e mbrojtjes

Marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA, Vengu: Financimi më i madh në historinë e mbrojtjes

July 28, 2026
Sarandë/U konfliktuan për pronat në Bashki, 75-vjeçarja i nxjerr biçakun mbesës, arrestohet

Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

July 28, 2026
Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

July 28, 2026
Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

July 28, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

July 28, 2026
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

July 28, 2026
A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com