• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta e re e Rusisë kundër Perëndimit: Jo me tanke e raketa, por përmes internetit

by Java News
08/10/2018 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitë janë bindëse: shërbimet e fshehta të Holandës, të Britanisë së Madhe dhe të Zvicrës përmendin emra dhe për një pjesë të tyre edhe gradën në shërbim të agjentëve rusë, që qëndrojnë pas valës së sulmeve kibernetike të kohëve të fundit. Amerikanët, kanadezët, danezët dhe australianët ankohen gjithashtu për sulme të piratëve rusë të internetit. Edhe nëse ankesat kundër Moskës në vështrim të parë të duken të bëra në marrëveshje: askush nuk dyshon se para së gjithash agjentë rusë sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme institucionet perëndimore, partitë, sipërmarrjet dhe organizatat e sportit. Moska vërtet që e kundërshton këtë. Por këtë kundërshtim e bën në formë mekanike, si një ushtrim të bezdisshëm, shpesh me nënton cinik.

A ka ende kuptim dialogu i shoqërisë civile?

Perëndimi përgjigjet me kundërmasa. Ai do të investojë më shumë para në luftën kibernetike që po zhvillohet. Njëkohësisht, shumë pyesin se çfarë qëndron pas kësaj sjelljeje agresive të Kremlinit, të harruar prej kohësh? Cili është synimi i Moskës? Sepse spiralja e sanksioneve dhe e kundërsanksioneve që rrotullohet gjithnjë e më me shpejtësi nuk të çon askund. Në fund ato që humbasin janë të dyja palët. Dialogu i Petersburgut, për të afruar shoqëritë civile të të dyja palëve, që fillon pas pak ditësh ka gjithnjë e më pak kuptim në sfondin e rritjes së tensionit mes Perëndimit dhe Lindjes. Pse të flitet me njëri-tjetrin, kur në fund mungon vullneti politik bazë për një bashkëpunim në rritje?

Kështu që Perëndimi vazhdon të spekulojë se çfarë qëndron pas veprimeve brutale të rusëve. Ajo që të bie në sy: sulmet e fundit i kreu para së gjithash Shërbimi i Fshehtë Ushtarak rus GRU. Dhe ajo që të bie gjithashtu në sy: sa në mënyrë diletante kanë vepruar spiunët, çfarë gjurmësh kanë lënë, që ata madje lejuan të kapen me presh në duar.

Moskës nuk i bëjnë përshtypje protestat e Perëndimit. Kjo të kujton kohët e Luftës së ftohtë. Por edhe vetë atëherë ekzistonte pak a shumë një besim bazë ndaj palës tjetër. Ky besim tani është rrënuar plotësisht. Se kur nisi kjo është e vështirë të përcaktohet. Përpjekje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Moskën kanë dështuar. Deklaratat e Presidentit Trump për ta përmirësuar raportin me Moskën, dështuan në rezistencën e Kongresit. Ndërkohë politikanët në Lindje dhe Perëndim flasin më tepër për njëri-tjetrin, se me njëri-tjetrin.

Sulme për ta stabilizuar buxhetin ushtarak?

Bëhet fjalë për para? Përballë sulmeve më të fundit nga Rusia vendet e NATO-s i kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Presidenti Putin në fakt pati deklaruar se do ta ulte sërish buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019. I duhen paratë për të nxitur rritjen e dobët ekonomike. Gjeneralët e tij kjo nuk do t’i gëzojë. Dhe që tani spekulohet që për këtë arsye i ndërmori sulmet më të fundit kibernetike Shërbimi i Fshehtë Ushtarak rus GRU. Sepse tensionet në rritje me kundërshtarin janë gjithmonë të mira për buxhetin e mbrojtjes. Të tjerë pohojnë se Uashingtoni sillet në këtë mënyrë, sepse Uashingtoni ka vendosur tashmë që t’i ashpërsojë në mënyrë drastike sanksionet në fund të nëntorit. Moskës i mungojnë në këtë mënyrë stimujt për sjellje më të mirë.

Çfarëdo që të fshihet pas agresivitetit të ri të Rusisë: dikur Kremlini do të detyrohet të tërhiqet sërish. Marrëdhënie më të mira janë si në interesin e Rusisë, ashtu edhe të Perëndimit. Edhe një aleancë me Kinën nuk është alternativë e vërtetë për partneritetin me Perëndimin. Sepse Pekini është kalkulues i ftohtë./Nga Miodrag Soric/DW

a.ç

Next Post
Blofi i Bashës, sulmon Ramën me të dhënat e kohës kur qeveriste PD

Blofi i Bashës, sulmon Ramën me të dhënat e kohës kur qeveriste PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In