• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e pistë 

by Lorenc Vangjeli
23/03/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Ky është një term i përdorur në kohë të ndryshme dhe në kontekste të ndryshme kohorë. Sot është pikërisht koha e saj dhe e shenjuar prej saj. Padyshim, më së shumti këtë mbiemër e meriton lufta guerrile. Një luftë me shënjestër të pacaktuar dhe me objektiv që nuk përjashton fëmijë e gra, që synon më së shumti objektiva civilë dhe që krijon kaos; sepse kaosi e pasguria është edhe synim, edhe objektiv i luftës së pistë hakmarrëse.

Kjo është ajo që ndodhi së fundmi në Bruksel. Kjo është ajo që ka ndodhur më herët në Paris. Dhe kjo është çfarë ka ndodhur disa herë në Ankara e më herët në Londër, në Madrid e gjetkë. Dhe që është tabloja përditshme e asaj që po ndodh në Siri në veçanti e në gjithë Lindjen e Mesme në përgjithësi. Prej shumë e shumë vjetësh. Me një numër të pafundëm viktimash, jetësh të thyera dhe fatesh të kryqëzuar njerëzorë që askush nuk i numëron dot më as për statistikë.

Nëse një individ nuk e provon vetë një mënyrë të tillë jetese apo jetë nën terror, ai nuk mund të jetë në gjendje të kuptojë se çdo të thotë jetë e shenjuar nga terrori dhe nën terrorin e vdekjes së papritur nga eksplozivi. Që mbas çdo kthese mund të ketë një hedhje në erë, që në çdo bar, një çantë pa zot mund të jetë e mbushur me tritol, që nën kërcënim mund të jenë kopshtet e shkollat, parqet e zyrat, stacionet e autobuzit apo sheshpushimet e shkallëve të pallateve. Falë televizionit është më pak e vështirë të kuptohet se çfarë do të thotë të jesh sirian apo prej së martës, çdo të thotë të jesh belg. Çdo të thotë të jenë aeroportet e mbyllur, të jenë të bllokuara metrotë e transporti publik e të të shohin me dyshim nëse përtyp çokollatat e famshme belge dukë shëtitur si “turist” i ngeshëm. Por gjithsesi realiteti është tjetër; shumë më i egër dhe i ashpër, shumë më i frikshëm dhe fatal se çfarë transmeton televizioni. Njëlloj si të fqinjërosh me dinosaurët. Ashtu siç ndodh ditë mbas dite pothuaj gjithkund në Lindjen e Mesme.

Në Shqipëri është ende gjallë kujtimi i frikshëm i vitit të krizës 97’. Atëherë kur në Tiranë e kudo gjetkë shpërtheu “lufta e yjeve” dhe të armatosur deri në dhëmbë, qytetarët vetëm qëllonin në ajër dhe shpesh edhe direkt në trupa njerëzorë. Drama, trauma dhe fatura e atij viti është ende për t’u paguar dhe është duke u paguar nëpër Shqipëri. Ndryshuan Shqipërinë. Ndikuan për keq dhe për shumë keq në jetën e gjithë shqiptarëve të disa brezave.

Të paktën tre herë në tre dimrat e fundit, Tirana është tronditur nga alarmet për eksploziv në rastin më të mirë apo dhe nga shpërthimi i i tij në rastin më të keq. Kushdo e rikujton ankthin që kishte pushtuar kryeqytetin atëherë në mënyrë ciklike dhe rikupton se kjo është botë kontrastesh: nëse varfëria dhe lufta për mbijetesë në Shqipëri është problem i jashtëzakonshëm dhe i përditshëm, përballë ankthit të tritolit dhe terrorizmit, lufta e të varfërit për mbijetesë është thjesht oaz paqeje. Ndaj së paku ky lloj oazi duhet ruajtur. Me çdo kusht, me çmim. Ka një lutje të hershme të pleqve që sot ndoshta është rasti të kujtohet në Tiranë: Zot, nëse nuk e bën dot më mirë të nesërmen, të paktën lere kështu siç është sot! Sepse sot është bërë e pamundur të parashihet sesi do të jetë nesër. Qeverisja duhet ta hedhë këtë fall, por jo më në filxhanin e deklarimeve publike, por të punës në shërbim  të më të mirës publike: sigurisë kombëtare! 

Next Post

KQZ rrëzon dy kërkesa të PD-së për referendum në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

June 29, 2026
Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

June 29, 2026
Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi

June 29, 2026
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

June 29, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

June 29, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Kthesë në raportet SHBA-Iran, Trump: Teherani kërkoi takim, nesër ulemi në Doha

June 29, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Nuk ka asnjë kontribut në PS, s’mund të na japë leksione”, Braçe kritikon Koçekun

June 29, 2026
Vrau vëllanë pas konfliktit për pronën, 76-vjeçari para gjykatës: Po të kthehesha pas, do t’ia jepja gjithçka

Vrau vëllanë pas konfliktit për pronën, 76-vjeçari para gjykatës: Po të kthehesha pas, do t’ia jepja gjithçka

June 29, 2026
Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

June 29, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Po shkundet thesi në bulevard

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In