• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lufta e Kosovës/ Rrëfimi i 57-vjeçares: Katër ushtarë serbë, më përdh**uan brutalisht

by Java News
10/09/2019 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënë e katër fëmijëve, sot 57 vjeçe, ajo është një nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës. Për të mos e identifikuar, ne do t’i vendosim pseudonimin Teuta.

Për shumë vite me radhë ajo e ka patur të pamundur që të diskutojë, apo të ndaj me dikë brengën që i rëndon në shpirt. Top Story sjellë një rrëfim ekskluziv të gruas që mundi të mbijetojë pas përdhunimeve brutale, nga katër ushtarë serb.

“Na kanë marrë dhe na kanë çuar të gjithëve në makina, na kanë futur në xhipa, na kanë çuar në shtëpi. Duke u ngjitur shkallët, jam rrëzuar dhe kam vrarë këmbën. Të gjithë na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë futur në dhoma. Askënd nuk kam parë, vetëm dëgjoja zëra. Më kanë futur brenda në gjendje kome.

Ka dal njëri dhe tjetri ka qëndruar, çfarë ka dashur ka bërë, një apo dy orë afërsisht. Ka mbaruar punë ai dhe ka hyrë tjetri, edhe ai më ka rrahur, më zhveshi. Pastaj ka hyrë i treti, ishte afro mëngjes, nuk mbaj mend sa mund të ketë qenë ora, edhe ai bëri punën e tij. Pastaj erdhi i katërti, kam thënë vetëm zot inshallah më mirë të më mbysin se sa të më bëjnë atë që ata bën.

Kam pasur dëmtime prej thikës sepse bërtisja dhe nuk pranoja të më zhvishnin. Ata vepruan me thikë, gjaku më ka rrjedhur, gjirin e majtë e kam bërë operim pas 3-4 vitesh sepse ata ma dëmtuan. Rrobat që kisha veshur mi grisën dhe kur dola thash: “Zot shyqyr që dola!”. Vjerrës i thash se nuk mundem më të rri. I thash që po marr fëmijët dhe po dal. Dil tha dhe u’a bëftë zoti mbarë! Kam dal dhe jam ngjitur për në mal”, tregon për Top Story gruaja.

Pas orëve të tmerrit ku Teuta është përdhunuar dhe dhunuar, me rrobat e shqyera, me gjakun që i rrjedh pamabarim nga këmba ku e kanë prerë me thikë, ajo merr rrugën për në shtëpi. Mes frikës se mos e gjejnë të tjerë serb dhe e përdhunojnë, ajo ikën duke u fshehur në shtëpi të braktisura deri në momentin që mbërrin në shtëpi. Përballjen e parë e ka me vjehrrën e saj, e cila e përqafon dhe i thotë se të paktën ishte gjallë.

“Mbas 3 javësh, ai më ka gjetur tek goca e dajës, mbasi më pa gjallë me fëmijë, i tregova. E kam ditur më tha, e kam ditur se mbasdite, mund të bëhet ndonjë gjë me ju. I kam treguar, gjallë më ka dashur, më ka mbështetur, as kurrë nuk kam pasur fjalë prej tij, as sot nuk kam. Për këtë bukë jo, kurrë! Më ka thënë që shyqyr që kam shpëtuar, je gjallë dhe nuk të ka ndodhur vetëm ty”, – tregon e dhunuara!

Për shumë kohë ajo e kishte maskuar vajzën e saj të madhe si djalë në mënyrë që të mos binte pre e përdhunimeve nga serbët.

“Kisha dhe vajzën, por e fshihja dhe e bëja si djalë. I preva flokët, i vishja rroba djemsh, shumë e fshihja, ishte 15 për 16 vjeçe. Nuk dallohej fare, si të ishte djalë”, tregon gruaja.

Teuta kërkoi ndihmë të specializuar dhe sot ka gjetur kurajën që ta ndaj fatkeqësinë e vet me një grup njerzish, por ende nuk është gati që të dal publikisht dhe të kërkojë drejtësi nga frika e paragjykimeve.

“Tani nuk jam akoma e gatshme. Një ditë do dalim, do ta kërkojmë dhe ne drejtësinë tonë, do të tregojmë se çfarë na ka bërë serbi”, tregon gruaja.

Në momentin e dhunimit, Teuta ka arritur të identifikojë njërin prej dhunuesve të saj me emër.

“I bëri zë dikush, e ka pasur emrin…. ai vetëm kur dëgjoj emrin është kthyer poshtë, doja të dilja nga dritarja por mendoja se do më zënë dhe do më mbysin fare. Lutesha dhe thoja: “Zot inshallah shpëtoj pa më mbytur!” rrëfen gruaja.

22 marsi i këtij viti ka shënuar një fitore të vogël në luftën e saj të madhe për drejtësi. Teuta ka fituar statusin e të dhunuarës së luftës dhe përfiton një pension, që e shpenzon për kurimin e bashkëshortit të vet të sëmurë.

“E kam marrë më 22 mars, e kam marrë lajmin , më kanë thënë që e ke fituar statusin e pensionit”. Rrëfen për Top Story gruaja.

Next Post
Muriqi pret penaltinë e Harry Kane/Angli-Kosove 5-3

Muriqi pret penaltinë e Harry Kane/Angli-Kosove 5-3

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

September 18, 2026
Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

September 18, 2026
Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

September 18, 2026
Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

September 18, 2026
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

September 18, 2026
Rusia i kërkon Japonisë të tërheqë nga territori i saj sistemin raketor amerikan "Typhon" -

Rusia i kërkon Japonisë të tërheqë nga territori i saj sistemin raketor amerikan Typhon –

September 18, 2026
Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com