• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lufta e ftohtë” mes tyre/ Do bëjë ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt baba për herë të dytë, partnerja e Aleksit thumbon aktoren: Pash ëndërr…!

by Java News
24/09/2022 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë të lumtura për ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt. Pas historisë së divorcit, duket se edhe Aleksandri ka gjetur dashurinë. Ai dhe Marisa kanë celebruar tashmë dashurinë e tyre, duke u bërë zyrtarisht burrë e grua. Duket se vendimi për martesën e bëftë ka ardhur pikërisht prej lajmit të mirë që vjen nga ky çift.

Bëhet me dije se bashkëshortja e Aleksit është shtatzënë dhe pas pak muajsh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku barku i duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Prandaj ndjekësit e kanë pyetur nëse është në pritje të ëmbël dhe ajo e ka konfirmuar, duke i kthyer përgjigje me nga një puthje. Ditët e fundit, Marisa është përfolur në rrjetet sociale edhe për një “thumb” që sipas mediave ishte për ish-gruan e partnerit të saj.

Ditën e djeshme ajo ka ndarë një pjesë të këngës së Mozzik, duke e shoqëruar me “emoji” të mërzitur.

 

 

“Mbrëmë të pashë në ëndërr dorë për dorë me tjetër kënd, e jo me babën tënd”, është pjesa që ka zgjedhur ajo të shpërndaj në “InstaStory” dhe patjetër që mendja të shkon te vajza e Rudinës dhe Mark Frrokut me të cilët normalisht jeton edhe Viktoria.

Kaq ka mjaftuar që lajmi të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, duke u interpretuar si një luftë e ftohtë mes dy vajzave. Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj.

Edhe më i famshëm u bë “mekaniku”, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua. Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në “Instagram”. Në rrjetet sociale nuk mungojnë shpesh që ata të tre bëjnë si familje.

Në deklaratat e saj, aktorja e humorit e ka shprehur se ndonëse janë divorcuar, ajo dhe ish-burri ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke qenë miq, veç se prindër të Viktorias. Shpesh, ndjekësit në rrjetet sociale e kanë pyetur për marrëdhënien që ajo ka me Aleksin.

“Cili është sekreti që ke marrëdhënie të mirë me ish-partnerin?”, e ka pyetur dikush.

“Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe, thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri ‘vari lesht’. Faleminderit!”, i është përgjigjur aktorja.

Në fillesat e historisë me Mark Frrokun, aktorja zbuloi për herë të parë edhe prapaskenat nga divorci i saj. Rudina tregoi se asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka një fëmijë në mes, por ata morën këtë vendim se çifti nuk po funksiononte.

“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ish-bashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim.

Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke pasur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë. Por, ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më” do të shprehej Rudina në 2020, kur sapo kishte zyrtarizuar lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Next Post
LIVE/ Fillon takimi në Tel Aviv, Shqipëria “e dënuar” për të arritur sukses ndaj Izraelit

LIVE/ Fillon takimi në Tel Aviv, Shqipëria “e dënuar” për të arritur sukses ndaj Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Albin Kurti ndihmoi Berishën”/ Beqiri: PD shfrytëzoi protestën, shqiptarët e kuptuan dhe e braktisën

July 8, 2026
Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

July 8, 2026
Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

July 8, 2026
Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

July 8, 2026
Tetë ekipe në garë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026

Tetë ekipe në garë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026

July 8, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kthjellime, pasditja sjell vranësira në disa zona, ja sa do regjistrohen temperaturat

July 8, 2026
Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda

Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda

July 8, 2026
Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In