• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e ftohtë mes kandidatëve të PS dhe Edi Ramës për rinumërimin

by Mero Baze
20/06/2025 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Socialistët janë përfshirë sot fare papritur në lojën e rinumërimit të votave, madje jo për partinë, por për kandidatët. Në një kërkesë zyrtare drejtuar KAS-it, një sekretare e Partisë Socialiste i kërkonte KAS-it që të llogarisë si vota për kandidatët ato fletëvotimi ku shenja nuk është vendosur në kutinë e kandidatit, por diku jashtë tij, por që shpreh qartë vullnetin.

Kërkesa në dukje teknike, në të vërtetë tregon një interes ilegal brenda Partisë Socialiste për votat e kandidatëve dhe renditjen e tyre.

Edhe pse rinumërimi nuk ka bërë ndonjë çudi dhe nuk ka korrigjuar ndonjë raport as mes kandidatëve, as mes partive, shkresa zyrtare e Partisë Socialiste ngre dyshime se kandidatët socialistë nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për t’u riparë votat e tyre, pavarësisht deklaratës së Edi Ramës se ata nuk duhet të përfshiheshin në këtë debat.

Natyrisht, nuk është ndonjë krim që edhe socialistët të përfshihen në garën që ka kapur Partinë Demokratike dhe që në fakt po bëhet shkak për t’i ulur edhe ca vota më shumë PD-së të marra padrejtësisht nga gabimi njerëzor.

Por shmangia e qëndrimit të Partisë Socialiste nga qëndrimi publik i Edi Ramës ngre pikëpyetje nëse Rama e ka pasur seriozisht atë qëndrim apo e ka bërë vetëm që të fuste në kurth demokratët dhe të fillonin të kërkonin numërim votash për kandidatët, me qëllim që të nxisnin sherret brenda tyre.

Gabimet njerëzore të deritanishme flasin qartë se nuk ka devijim votash, pasi edhe diferencat e vogla ndjekin nga pikëpamja statistikore kandidatët me më shumë vota. Sa më shumë vota që kanë, aq më tepër gabime njerëzore kanë, por në raport me votat janë të gjithë thuajse në të njëjtin nivel.

Në kampin e PD-së, duket se ka një tendencë të njerëzve të Berishës për të ekspozuar gabime në votat e Tabakut apo Alimehmetit, por është çështje shumë e dobët, pasi ata kanë më shumë gabime sepse kanë më shumë vota. E njëjta gjë mund të vërehet dhe nga Partia Socialiste.

E vetmja gjë që ishte ndryshe deri tani, ishte qëndrimi politik i PS-së dhe i PD-së ndaj rinumërimit për kandidatët.

Qëndrimi i sotëm i PS-së dhe përgjigjja negative nga KAS-i tregon se brenda PS-së Edi Rama nuk është në gjendje t’i frenojë njerëzit e vet për të zbatuar atë që ai ua kërkoi publikisht. Ky është një lajm i mirë për ata që duan një parti sa më demokratike dhe, natyrisht, një lajm jo serioz për Edi Ramën.

Next Post
Agjencia për Energjinë Bërthamore: Një sulm ndaj centralit në Bushehr do të ishte katastrofik

Agjencia për Energjinë Bërthamore: Një sulm ndaj centralit në Bushehr do të ishte katastrofik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In