• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lufta e Dytë s’ka mbaruar ende në Shqipëri

by Ben Andoni
17/10/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka disa filma dhe libra artistikë që përshkruajnë personazhe, të cilët kujtonin se luftërat s’kishin mbaruar dhe vazhdonin të bënin rezistencën e tyre. Për Luftën e Dytë Botërore ka pasur histori të tilla. Arti modern e ka një mundësi të tillë dhe e shfrytëzon sa më mirë për paradokset e jetës, por edhe historinë e vetmitarëve të përbetuar ndaj qëllimit. Pak a shumë, kjo po ndodh sot tek ne, me personazhet e politikës që veç sherrit të zakonshëm, të dhurojnë paradokse dhe groteske deri qesharake ndaj qëllimit për të qëndruar të ndarë. Siç po ndodh me sherrin për tubimin e fundit të UÇK dhe protagonizmin fals të politikanëve, këtej e matanë kufirit.

Ndarja e politikës shqiptare është qesharake, porse ajo që kanë bërë në orët e fundit me pjesëmarrjen në tubimin e UÇK-së ka qenë tragjike. Kurrë nuk kemi treguar ndarje kaq të madhe brenda vendit dhe me Kosovën. Në këtë të fundit, një dorë bajagi të madhe i ka dhënë dhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti që ia ka përveshur kryeministrit Rama në formën më të pamenduar, duke marrë kuptohet edhe reagimin e hidhur të kolegut shqiptar. Ndarja jonë s’është më konstatim por e dukshme, e thartë dhe e neveritshme. Edhe më e paimagjinueshëm është mospjesëmarrja e opozitës shqiptare, duke ia veshur këtë akt mungese protagonizmit të Ramës! Sërish, kjo ndarje për këtë moment kaq shumë të vështirë për shqiptarët ka treguar diferencat e qëndrimeve politike por mbi të gjitha mungesën e paimagjinueshme të arsyes mes nesh. Edhe pse organizatorët e UÇK-së e kanë marrë përsipër vetë të gjithë organizimin, kurse shteti shqiptar ka bërë të gjithë lehtësimet e duhura që tubimi të ketë karakter sa më masiv, ndarjet vazhdojnë njësoj. Besimi ka fluturuar prej kohësh mes Tiranës e Prishtinës zyrtare.

Ndërkohë, për njerëzit e thjeshtë kjo ndarje është bërë e lodhshme dhe nga ana tjetër bajate, duke na kthyer shumë e shumë pas në kohën e anti-fashizmit. Lufta e Dytë është një kapitull ende i pambyllur për historinë shqiptare. Themi e tillë sepse politika jonë bashkëkohore është e ndarë sa i përket vlerave dhe anti-vlerave të saj, karakterit dhe përfshirjes. Edhe sot, çfarëdo që bën e Majta, e cila përfaqësohet zyrtarisht nga Partia Socialiste (që mbart trashëgiminë e PPSH-së dhe peripecitë e transformimit) dhe pak të tjera, e ngre por kur është puna për të bërë nderimet e duhura struket. Frika nga zhurma e kinse të Djathtës, e cila në shumë raste, duket si një vazhduese e PPSH-së është e dukshme, kurse fitorja e antifashizmit i bën të dyja palët me zërat e zbehur. Deri më tani dhe pas kalimit të provës së madhe të Konferencës së Paqes 1946, Shqipëria arriti që të ishte në kampin antifashist.  “Skema politike e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore pati ngjashmëri me skemën politike që u krijua në arenën ndërkombëtare. .. Në ato vite të përgjakshme, edhe Shqipëria ishte ndarë në dy rreshtime opozitare të ngjashme. Nga njëra anë, qëndronin qeveritarët kolaboracionistë, të cilët hynë në shërbim të agresorëve nazifashistë dhe për pasojë, e përfshinë Shqipërinë formalisht në bllokun e tyre. Nga ana tjetër, u radhitën forcat patriotike shqiptare, të cilave u takonte detyra të luftonin për pavarësinë e vendit”, shkruan Prof. Kristo Frashëri në një artikull kushtuar luftës. Po sot? Nuk ka përgjigje, vetëm ndarje dhe boshësi dhe si gjithnjë merr zjarr në rastet, kur shqiptarët duhet të tregojnë se janë një dhe të vetëm, si në këtë të 17 tetorit 2025 në kryeqytet. Ndërkohë, për të treguar sesa paradoksalë jemi, kemi treguar se Lufta e Dytë ende nuk ka mbaruar mes nesh, por kuptohet me personazhe dhe protagonistë të tjerë, po aq groteskë dhe idhnakë sa paraardhësit e tyre, kur vjen puna për Shqipërinë.

Ndaj, ata personazhet që vazhdonin ende luftën, kur ajo kishte mbaruar, shpesh duken me më shumë karakter…se politikanët tanë.  (Javanews)

Next Post
Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In