• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në”, Çollaku: Duhet një Foltore e madhe e demokratëve

by B K
29/07/2025 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, deklaroi se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike.

Sipas Çollakut vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një “Foltore të madhe” për të gjithë demokratët.

Çollaku u shpreh në News 24 se PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor.

“Më 11 maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen mbajtur edhe përgjegjësi. PD duhet ta ndalë këtë industri të vjedhjes së zgjedhjeve.

Për herë të katërt të vidhen zgjedhjet, do të thotë se ka problem të madh edhe brenda konceptimit të opozitës. Duhet një foltore e madhe e gjithë demokratëve. Duhet të shërohet sëmundja, duhet të ndalen egot dhe të kihet vëmendja tek kriza. Më 11 maj u bë një kompromis, por nuk kishte bashkim.

Vetëm Berisha e donte bashkimin, askush tjetër nuk e donte, të gjithë përpiqeshin të mbanin pozicionin e vet. Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në. Në primare kishte dy lista votimi.

Primaret i dolën nga kontrolli Berishës. Shumë demokratë u lanë jashtë primareve. Humbja ishte parashikuar. Duhet bërë analizë, sepse nuk shoh të ardhme të Partisë Demokratike. Nëse e quajmë farsë elektorale, mund të bllokohen mandatet, grupi parlamentar duhet të mbajë qëndrim.

Kodi Zgjedhor i fal Ramës 12-13 mandate në tavolinë. Kodi Zgjedhor ishte gabim i madh i PD-së. Listat e hapura janë shkatërrim për partitë. Unë jam për sistem maxhoritar. Berisha vuri nenin në statut që kryetari duhet të ikë, edhe nga inati me kundërshtarin, siç e kishin inatin edhe kundërshtarët ndaj Berishës dhe u quajt ‘neni Basha’.

Unë mendoj se Berisha do ta zgjidhë vetë këtë problemin e (mos)dorëheqjes. Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë. Por këto vota nuk çojnë në pushtet. Por, edhe pa Berishën, PD nuk bëhet më mirë. Kush mendon kështu, ka gënjyer veten ose i ke shërbyer një kundërshtari të Berishës”, tha Çollaku në News 24.

Next Post
Kryemadhi me mesazh të koduar? Shkon në SPAK me unazën e rubinit: Kujt i ha humbur?

Kryemadhi me mesazh të koduar? Shkon në SPAK me unazën e rubinit: Kujt i ha humbur?

TË FUNDIT

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In