Në seancën speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën, e cila është mbledhur në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të bëjë thirrje që luftimet atje të ndalen.
“Lufta duhet të ndalet tani. Bombardimet me raketa dhe ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët.”
Guterres e përshkruan urdhrin e Putin për të vendosur forcat bërthamore në gatishmëri të lartë, një vendim të paimagjinueshëm dhe pajustifikueshëm.
“Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve bërthamore. Ne përballemi me atë që mund të bëhet lehtësisht kriza më e keqe humanitare dhe e refugjatëve në Evropë në dekada, me numrin e refugjatëve dhe të zhvendosurve të brendshëm që shumëzohen në minutë.”
/a.r