• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lufta ndaj drogës, agjentët me veshje civile “pushtojnë” portin e Durrësit

by A R
08/12/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfshirja e agjentëve të Policisë në trafikimin e drogës nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë ka bërë që të merren masa të rrepta sigurie. Krahas kontrolleve të imtësishme që vijnë pas kapjes së një sasie prej 2.5 tonësh kanabis që kaloi nga Durrësit për në Itali me traget, vërehet prania e një numri të lartë të agjentëve të Sektorit të Antidrogës.

Këta të fundit janë instaluar në pikat kyçe, ndërsa të veshur me veshje civile vërejnë me kujdes të gjitha lëvizjet e kamionëve, autobusëve, mjeteve të ndryshme dhe pasagjerët që presin të nisen me tragetet e linjave me Italinë.

Burime për “Panoramën” thanë se të gjithë kamionët që nisen për në Itali (edhe ata që kthehen), autobusët, autoveturat dhe bagazhet e pasagjerëve kontrollohen rreptësisht nga agjentët që operojnë në Pikën Kufitare.

Blindimi i portit më të madh të vendit ka ardhur fill pas arrestimit të disa efektivëve të Policisë të akuzuar si bashkëpunëtorë me trafikantët e drogës. Por, kontrollet e imtësishme kanë lënë të pakënaqur drejtuesit e mjeteve të rënda që futen në skaner.

Drejtuesit e kamionëve thanë për gazetën se kalimi në skaner i kamionit me produkte ushqimore është një veprim krejtësisht i papërgjegjshëm, pasi rrezet depërtojnë në ushqim, i cili më pas konsumohet nga njerëzit.

Gjithashtu, kalimi në skaner i të gjitha mjeteve të transportit krijon vonesa. Madje, sipas tyre, ka pasur raste që nuk kanë mundur të imbarkohen në traget. Në janar të këtij viti, u bllokua në Itali një sasi prej 2.5 tonësh kanabis, e cila ishte trafikuar nëpërmjet Portit të Durrësit, ku të implikuar ishin një numër shumë i madh funksionarësh të agjencive që operojnë në këtë pikë kufitare. Ndërkohë, ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal që organizoi trafikimin e lëndës narkotike./Panorama

Next Post
Botërori 2018 / Ylli i Perusë pezullohet me një vit

Botërori 2018 / Ylli i Perusë pezullohet me një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In