• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta brenda kartelit të drogës përfshin qytetin meksikan

by S T
03/03/2025 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të prekur nga dhuna e karteleve në Kuliakan të Meksikës nuk do të jenë më kurrë e njëjta.

Për shkak të dhunës, është kufizuar edhe orari për varrosjen e të vdekurve. Orkestrat që dikur luanin në festa të mëdha, tani luajnë vetëm nëpër kryqëzime. Nëse dëgjohet ndonjë zhurmë e madhe, fëmijët vrapojnë për t’u fshehur. Kjo është periudha e parë e zgjatur e dhunës që ka prekur banorët e Kuliakanit, sepse në të kaluarën ka patur siguri në dominimin e plotë të kartelit.

“Kuliakani nuk është më ai që ka qenë; janë kaluar limitet. Kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë të vdekur”, thotë Jose Alejandro Corona, i cili lustron këpucë.

Tashmë, shumë banorë janë mirënjohës për trysninë e ushtruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta detyruar Meksikën t’u kundërvihet karteleve dhe disa janë optimistë se kjo periudhë e vështirë mund të ndryshojë pikëpamjen e mëparshme se karteli ka qenë mbrojtësi i tyre.

Situata u komplikua në shtator, mbi një muaj pasi Ismael “El Mayo” Zambada – udhëheqësi më i vjetër dhe më me përvojë i kartelit Sinaloa – tha se u rrëmbye nga një prej djemve të ish-udhëheqësit Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara, ku të dy u arrestuan.

Zëdhënësi i guvernatorit akuzon Shtetet e Bashkuara si shkaktare të dhunës.

“Tensionimi i tanishëm i situatës u fillua nga Shtetet e Bashkuara më 25 korrik, kur u mor një nga drejtuesit e grupeve kriminale të Sinaloas”, thotë Feliciano Castro, nga qeverisja lokale në Sinaloa.

Nga fillimi i luftës për pushtet ndërmjet dy fraksioneve të kartelit, ka patur mbi 900 vrasje që nga shtatori, sipas të dhënave të qeverisë. Mënyra se si autoritetet meksikane po e trajtojnë dhunën ka ndryshuar dukshëm muajin e kaluar dhe vendasit besojnë se arsyeja është Presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin shprehin mirënjohje.

“Kemi shumë shpresë se marrëdhënia dypalëshe mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Donald Trump-it dhe trysnia e tij për sa i përket tarifave, po sjell rezultate konkrete, për shkak të arrestimeve të bëra, pa bërë dallim ndër grupet ndërluftuese, po sjellin rezultat befasues për të ulur kapacitetet e tyre”, thotë Miguel Calderon, i zgjedhur në këshillin e sigurisë në Sinaloa.

Ndalja e emigracionit të paligjshëm dhe ndjekja e trafikantëve të drogës ishin ndër premtimet elektorale të Presidentit Trump dhe ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 25%. Presidentja e re e Meksikës ka shprehur gatishmërinë për t’iu kundërvënë karteleve në mënyrë më agresive, në veçanti kartelit Sinaloa, aktiviteti kryesor i të cilit është fentanili. Vetëm në dhjetë ditët e fundit të shkurtit, autoritetet meksikane raportuan të kenë shkatërruar 113 laboratorë të drogës sintetike./ VOA

Next Post

Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se “demokratët”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In