• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luçiano Boçi: O Edi Rama, i shari të shan! Paloka dhe Leskaj s’kishin pirë, por ishin të zemëruar me regjimin

by A R
11/11/2022 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, ka ardhur reagimi i numrit dy të PD-së së Sali Berishës.

Luçiano Boçi shprehet se Rama është i sharë, pasi shan i pari të tjerët. Ai thotë se dy kolegët e tij nuk ishin të dehur, por shpërthyen në Parlament nga zemërimi.

Sipas tij, Paloka dhe Leskaj frynë dufin. Boçi thotë se Rama është i pacipë.

Ja reagimi i plotë:

Nuk ishin të dehur, ishin të zemëruar
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama.
Aspak!
Ishin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm.
Ata nuk u poqën me Ramën rastësisht si të panjohur në rrugë që të akuzohen paturpësisht se kishin marrë alkol.
Ballafaqimi me të ishte ngjarje që do ndodhte dhe pritja u shkaktua nga sjellja e Ramës.
Shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës.
Pse habitet Rama?
A e di ai se çfarë urrejtje vlon për të në ambientet përtej parlamentit, në të cilat reagimi i Palokës dhe Leskajt do dukej si përkëdhelje?!!!!
Dhe pse shan kaq shumë Rama?
Shan, se i shari të shan – thotë populli!
Shan, sepse kërkon, pa pasur turp nga turpi, të mbulojë ngjarjet korruptive!
Shan, sepse brenda tij ka një dëshirë perverse të shahet nga të tjerët!
Shan, sepse sharjen e ka aleaten e vetë më besnike.
Por përgjigjen e mori siç e meritonte,
Me të njejtën monedhë!
E mori në proporcion të drejte me ato që kishtë vjellë nga goja një ditë më parë, ditë të tëra më parë, muaj e vite me rradhë.
E meritonte dhe me ashpër madje, por le t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës e për të mos cënuar opozitën, qytetarët, madje dhe të tijët.
Zemërimi i Palokës dhe Leskajt nuk ishte zemërim i çastit dhe as i vetes së tyre.
Ai është shprehje në një formë ndryshe e zemërimit mbarëpopullor që do derdhet nesër shesheve të Tiranës.

/a.r

Next Post
Kamioni ‘fut nën rrota’ të moshuarin në Lezhë, dërgohet në spital

Kapet me 300 litra naftë/ 54-vjeçari arrestohet për kontrabandontë, në hetim dhe motra e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com