• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lubonja me shokë, intelektualë përballë Berishës, aspak të tillë përballë Ramës! Përse?

by Ermir Hoxha
15/05/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ermir Hoxha/ 

Kush e ka ndjekur me vëmendje llojin e opozitës së Lubonjës karshi Berishës dikur, e këtë karshi Ramës sot, nuk ka si të mos ketë vënë re një deviacion në thagmën gjuhësore. Lubonja mbahet si ndër antiberishistët e betuar, nga ata që në ’92-shin nuk priti as ta provonte cilësinë e tij qeverisëse, por iu turr prej ditën e parë të ngjitjes në pushtet. Të thuash “iu turr” është e tepërt në fakt, pasi, gjithsesi, gjuha e luftës ndaj liderit demokrat ishte aq e latuar, deri në një nivel intelektual që nuk shkonte aspak me stilin e ashpër e katundaresk të drejtimit të pushtetit. Megjithatë, Lubonja e një kastë zërash publikë krah tij themeluan një mendim opozitar të kultivuar, sa prej tij mund të merrje dhe leksione të vyera mbi demokracinë, shtetin ligjor, filozofinë shtetformuese, etikën e drejtimit të pushtetit, etj. Këto i hasje në të gjithë narrativën që e përshkonte këtë lloj opozite, ku dhe peticionet e hartuara dërguar Europës mbi paudhësitë e Berishës ngjanin me pamflete morale e intelektuale bashkë, që sot zor se mund t’i hasësh në të shkruar e në të thënë.

Pra, as që bëhej fjalë për fraza me përmbajtje halabakërore, siç sot mund t’i dëgjosh nga Lubonja e të ngjashëm me të kur është fjala për t’i rënë Ramës. Ishte pikërisht kjo që e detyroi Mustafa Nanon që pak ditë më parë t’i kushtonte dy shkrime gjuhës së Andi Bushatit, e cila nuk kishte asnjë diferencë me atë të një militanti çadre, teksa bënte thirrje të hapur për reagim të dhunshëm në Kavajë. Po kështu dhe Lubonja ka një varfëri të habitshme, dhe po ashtu të dukshme, në ligjërimin e tij opozitar ndaj Ramës, ku nuk i mbetet veçse të prodhojë fraza rruge karshi ish-mikut të tij, të huazuara ndonjëherë dhe nga fjalori i pasur e emblematik i Berishës, siç është ajo e të “sëmurit psiqik”.

Çfarë ka ndodhur, pra? Përse përballë Berishës që me stilin e tij të vrazhdë politik të detyron të nxjerrësh me zor jo fjalë, por ofshama, ka patur gjithsesi një vetëpërmbajtje, për të mos thënë intelektualitet, e përballë Ramës, që tek e fundit nuk mund t’i mohohet së paku etika në fjalëformim e fjalëpërçim, ka një ashpërsi deri në vulgaritet?

Një prej shpjegimeve që mund të jepen, e ku të gjitha janë pa dyshim të rrafshit psikosocial, është ai që Rama ka qenë i së njëjtës vathë. Pra, është i tyre, ai i dikurshmi i të njëjtit oborr mendimi politik, që i “tradhtoi” duke ecur drejt shtigjeve të politikëbërjes e duke kapur majat e pushtetit. Ngjan si një akt prej renegati, për të cilin ka provokuar një urrejtje e cila, më shumë se për cilësinë e ulët qeverisëse, ka të bëjë me një xhelozi grupi. Mjaft të kujtojmë se Lubonja nuk ka pritur që ta shohë njëherë Ramën se ç’mund të bëjë ai në krye të kulturës shqiptare me emërimin ministër në vitin ’99. Jo! E sulmoi menjëherë mikun-vëlla duke e akuzuar si tradhtar kauze, meqë nga lëndinat e mendimit intelektual po kalonte në shpatet e thikëta e të rrëpirta të politikës, që sidoqoftë mund ta çonin një ditë drejt majave të pushtetit, siç dhe ka ndodhur.

Në këtë pikë, nuk është nevoja të kapesh pas lejeve të ndërtimit dje e drogës sot; Rama do telendisej gjithsesi, dhe në formën më të egër të mundshme, ku në thelb arsyet do ishin tek e padukshmja, e jo tek e dukshmja, tek ajo që qëndron e strukur brenda dobësive të natyrës njerëzore. E përligj këtë dhe fakti se në asnjë rast Rama nuk u ka bërë ofertë për t’i patur pranë vetes në kushte pushteti, ndryshe nga sa ka ndodhur me miq të tjerë të vathës së dikurshme – si, për shembull, Virgjil Muçi në Ministrinë e Kulturës, Blendi Gonxhe e Artan Lame në bashki, Fidel Ylli në parti, etj. – gjë e cila është përkthyer vetvetiu dhe si një zhvlerësim, apo më keq akoma, si një përçmim, shumë më e rëndë se “tradhtia” e futjes në politikë.

I shtohet kësaj dhe fakti se përballë është një specie e njëjtë në regjistrin e kumtimit intelektual, diku dhe më lart, gjë që i çon drejt reagimeve ku nuk ndihen gjithsesi të sfiduar, e që janë një rrugë më e lehtë për t’u hakmarrë: tek stili halabak i gjuhës. Për këtë arsye, harrojeni se një ditë mund të shikoni përballë Ramës në një përballje mediatike Lubonjën, Bushatin, apo ndonjë tjetër të ngjashëm me këta, siç thotë populli, deri dje “b… e brekë” me të. Pse është e pamundur kjo, dhe mu pse dikur ishin të tillë, i ka detyruar t’i lëshohen me gjuhë çadre thjesht një “tradhtari”, dhe jo një kryeministri të keq.

Si me Alfred Pezën, ku shumëkush nga ish-familja mediatike fërkoi duart kur linçohej në emër të pasurisë: jo për pasurinë, por për “tradhtinë” e hyrjes në politikë. (Tesheshi.com)

 

Next Post
Zgjedhjet e 18 qershorit, Rama takim me ambasadorin e OSBE

Zgjedhjet e 18 qershorit, Rama takim me ambasadorin e OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

September 16, 2026
Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

September 16, 2026
Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

September 16, 2026
Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com