• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lubjanë, lirohet Ramush Haradinaj, por i marrin pasaportën

by
17/06/2015 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është liruar nga autoritetet sllovene, pas ndalimit disaorësh të tij në aeroportin e Lubjanës. Ambasada e Kosovës në kryeqytetin slloven kanë konfirmuar lajmin.

Por proçedurat nuk kanë përfunduar dhe kreut të AAK-së i kanë marrë pasaportën pas daljes në gjykatë dhe për momentin ai ndodhet në një hotel të Lubjanës.  Këtë të dhënë e ka konfirmuar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së.

Haradinaj është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2004.

Ai është ndaluar derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron këtë veprim “ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës. AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e zotit Haradinaj në udhëtimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson zoti Haradinaj. Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj zotit Haradinaj janë zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Zyrtarë të kësaj partie po protestojnë para dyerve të ambasadës sllovene në Prishtinë. Ata thanë se zoti Haradinaj, nuk pranon të dalë vullnetarisht para gjykatësit slloven lidhur me urdhër arrestin serb.

Haradinaj_arresti-1

“Pafajësinë e kam të dëshmuar ndërkombëtarisht. Nuk kam asgjë me sistemin e drejtësisë sllovene e as ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë zoti Haradinaj, duke kërkuar nga Sllovenia ta pastrojë ”sa më parë sistemin nga reliktet shpifëse të Beogradit, që datojnë që nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide. Kjo sjellje nga shteti slloven është e papranueshme dhe shumë ofenduese, si për mua, po ashtu edhe për Kosovën”, citohet të ketë thënë zoti Haradinaj.

Qeveria e Kosovës, u shpreh e shqetësuar me faktin se sic thuhet, “urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si valide në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, zoti Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare. Qeveria e konsideron se nuk ka asnjë arsye që zoti Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që zoti Haradinaj të kthehet në Kosovë”.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Zyrtarët në Kosovë thonë ndërkaq se Serbia nuk ka më juridiksion mbi Kosovën dhe rrjedhimisht të gjitha fletarrestimet e lëshuara prej saj janë të pavlefshme. Autoritetet në Kosovë, tash për tash nuk e dinë se sa fletarrestime të tilla janë ngritur kundër qytetarëve të vendit.

 

Next Post

Baku, pezullohet boksieri shqiptar, pozitiv në testet e dopingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës

September 6, 2026
Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com