Një luan, një tigër dhe një ari formojnë një trekëndësh të pazakontë shoqërie në një qendër kafshësh në Georgia, SHBA.
Ariu dhe tigri i kanë marrë emrat, përkatësisht Baloo dhe Shere Khan, nga “Libri i Xhunglës” i Rudyard Kippling, ndërsa luani quhet Leo, si maskoti i kompanisë kinematografike hollivudiane MGM.
Baloo, një ari i zi amerikan, Leo, luan afrikan dhe Shere Kahn, një tigër Bengali, janë shpëtuar që të tre nga qendra e kafshëve “Arka e Noes”, kur ishin më pak se një vjeç.
Ata u gjetën nga policia në bodrumin e një shtëpie në Atlanta më 2001. Që atëherë, të tre shokët e ngushtë janë rritur së bashku në Arkën e Noes.