• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luana Vjollca plane për martesë me biznesmenin nga Kosova?!

by Java News
13/12/2017 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shiko kush luan” është programi i ri i Luana Vjollcës këtë sezon televiziv në “Top Channel”.
Në superformë, ajo paralelisht po punon edhe për vazhdimin e karrierës në muzikë, nën menaxhimin e të dashurit nga Kosova, Krenar Çoçaj.

E duket se një vit pasi fotografët i kapën për herë të parë çift duke drekuar në një restorant në Tiranë, ata kanë ecur shumë në marrëdhënien e tyre. Jo vetëm që janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit, përkatësisht si nusja dhe dhëndri, por tashmë po bëjnë plane për martesë.

Burime pranë çiftit kanë treguar se pas dasmës VIP të Marina Vjollcës me reperin Getoar Selimi, miqtë e tyre po përgatiten të festojnë në dasmën e Luanës me Krenarin. Mesa duket distanca fizike (duke qenë se Krenari jeton në Prishtinë) po detyron çiftin që të hedhin hapin drejt altarit pak më shpejt sesa mund të mendohej. Edhe pse ende nuk dihet një datë e saktë, parashikohet që vera e vitit 2018 të jetë periudha kur ata kanë programuar t’i japin fund beqarisë.

Gjithsesi, asgjë nuk dihet me siguri, duke pasur parasysh çiftin Geti-Marina, që e shtynë disa herë planin e dasmës, për arsyen e vetme që të realizonin një festë sa më të mirëorganizuar dhe ideale në çdo detaj. Ndërkohë që Krenari është bërë krahu i djathtë i Luanës, ende pa qenë zyrtarisht burri i saj. Njësoj siç bënte baxhanaku i tij i ardhshëm, Getoari me Marinën, edhe Krenari e prezanton Luanën “gruaja” në rrethet miqësore. E dashura tashmë e deklaruar e menaxherit të artistëve nga Kosova, Krenar Çoçaj, flitet se bën jetën të lumtur pranë djalit që njihet jo vetëm si menaxher i zoti, por edhe si i pasur.

Edhe pse ata vetë nuk kanë postuar asnjë foto çift, nuk i kanë shpëtuar dot syrit të paparacit, që i ka fotografuar fillimisht ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë, e më pas duke shëtitur në Amsterdam. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare. Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me ish-mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi, u hodhën më 10 korrik të vitit që lamë pas, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini. Më pas lidhja e tyre ka vazhduar intensivisht, edhe pse në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë dhe ai në Prishtinë.

Gjithsesi ata e kanë zgjidhur të jenë afër, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre. Nga ana tjetër, duket se dy shokët e ngushtë, Getoari dhe Krenari, tashmë kanë harruar inatet duke u ndjerë si një familje. Këtë fakt e vërtetojnë batutat që ata kanë shkëmbyer së fundi në rrjetet sociale, ku duket se janë shumë të afërt.

SHKRIHEN AKUJT MES GETOARIT DHE KRENARIT, SI I PAJTUAN GJAKRAT MOTRAT VJOLLCA

Duket se tashmë janë shkrirë akujt mes Getoar Selimit dhe Krenar Çoçajt, dhe për pajtimin e gjakrave kanë kontribuar partneret e tyre, motrat Marina e Luana Vjollca. Hera e fundit që u shkrua për Getoarin dhe Krenar Çoçajn ishte lidhur me sherrin e tyre, çështje e cila përfundoi edhe në Gjykatë. Sa për ngjarjen, kujtojmë se bëhet fjalë për konfliktin kur Krenari goditi vite më parë Ledri Vulën (pasi ishte lidhur me ish-të dashurën e tij, Dafina Zeqirin).

Ledri ndodhej në makinë me Getoarin, të cilit i duhej të dëshmonte në Gjykatë për sulmin e Krenarit ndaj Ledrit, për arsye xhelozie. Por lidhja me motrat Vjollca duket se ka bërë që këtë ngjarje ta hedhin pas krahëve, e t’ia lënë së shkuarës dhe ta nisin marrëdhënien e tyre nga e para, kësaj here si baxhanakë. Raportin e përmirësuar që ata sot kanë, e kanë dëshmuar edhe në rrjetet sociale, ku kanë nisur të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, që vetëm ata i kuptojnë. “Me telefon t’ri Mustaf poo!”, i shkruan Krenari, Getit, koment të cilin reperi nuk ua ka lënë pa një përgjigje. “Ahahaha @krenarcocaj e vjetër foto Skënder!”, i shkruan Geti. Mesa kuptojmë ata e thërrasin njëri-tjetrin me pseudonime: Skënder-Krenari e Mustaf- Geti. Kjo tregon që ata tashmë e shohin njëri-tjetrin pjesë e një familjeje.(PanoramaPlus)

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/luana-vjollca-ne-prag-te-marteses-me-krenarin-planet-e-ciftit-nje-vit-pasi-dolen-hapur/

Next Post
FOTOT/ Kidman mahnit, zhvishet për filmin e saj të ri

FOTOT/ Kidman mahnit, zhvishet për filmin e saj të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com