Mesa duket Luana Vjollca ka nisur ta marrë seriozisht palestrën dhe aplikimin e benefiteve të saj tek fytyra e personave të tjerë… Kësaj here ajo ka goditur në një ndeshje boksi Robin Krasniqin, boksierin kosovar, i cili ka garuar për titull të botës dy herë si përfaqësues i Gjermanisë
Robini ishte i ftuar sot në emisionin ‘E Diell’ me Luana Vjollcën, ku edhe takoi dhe i’u përgjigj disa pyetjeve të adhuruesve.
Si i ftuar special, ai bëri boks në një ring të improvizuar, me një fans të tij të vogël.
E me këtë rast e provoi edhe Luana Vjollca se si është të jesh kundërshtar i Robin Krasniqit në ring, shkruan lajmi.net.
Normalisht që Robini nuk i ktheu asnjë goditje prezantueses seksi e cila e shfrytëzoi këtë rast.