Bukuroshja e “Top Channel” ka njoftuar vetë se ajo do të largohet nga parashikimi i motit në “Top Channel”. Luana e ka dhënë vetë lajmin e hidhur për shumë fansa të saj që donin ta njihnin të nesërmen vetëm përmes imazhit të bukuroshes shkodrane.
Ajo ka folur në emisionin e mëngjesit “Wake Up” për këtë gjë, pa treguar planet e së ardhmes dhe qëndrimin e saj ndaj “Top Channel”. Por në tratativa me moderatoren e mirënjohur është një tjetër televizion.
Mësohet se Luan ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “Dancing with the stars” sezonin e ardhshëm. Nuk dihet ende nëse ftesa është vetëm për këtë spektakël, apo për ta pasur tashmë bionden simpatike në këtë kanal. Deri më tani vetë prezantuesja nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth fatit të saj në “Top Channel”, apo në ndonjë televizion tjetër.









