• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Luan Rama: Në PS ka eksponentë që shajnë Metën te ambasadorët

by Java News
02/10/2015 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i LSI­-së, Luan Rama, ka bërë një shkrim ku shpjegon arsyet, sipas tij, të sulmit dhe akuzave që po i bëhen Ilir Metës. Ai shkruan se Meta është një pengesë që PD të vijë e vetme në pushtet, ndërsa për PS-­në, që ta mbajë e vetme pushtetin.

Sipas tij, nga 2005­a e deri më tani, është provuar që pa Metën dhe LSI­në, as PD dhe as PS nuk mund të vijnë dhe qendrojnë në pushtet. Rama ndërkohë shkruan se eksponentë të PS­së, nuk lënë fjalë pa thënë tek diplomatët e huaj kundër LSI­së.

“E djathta e di shumë mirë që nuk mund të rikthehet dot në pushtet e vetme, sepse ajo asnjëherë nuk ka ardhur në pushtet prej vetvetes, pasi nuk ka përbërë dhe nuk përbën shumicë në Shqipëri.

Prandaj provokon, akuzon e demonizon duke u rrekur të identifikojë të keqen me Ilir Metën, i cili nuk ishte i tillë (pra, i keq!), kur e ndihmoi të rikthehej në pushtet në vitin 2005 dhe as kur e mbajti në pushtet në 2009­n. PS-­ja ndërkaq e sheh gjithë këtë fushatë si një test; po sikur ta provojmë një herë vetëm? Për më tepër, nuk do të ishte keq që gjithë kostoja e pjesës së keqe të qeverisjes të shkarkohet diku jashtë saj. E nëse kjo nuk artikulohet zyrtarisht, nëpër korridore, jo vetëm me diplomatë të huaj, disa syresh nuk lënë fjalë pa thënë duke përgojuar e fajësuar LSI-­në edhe për listat e deputetëve a këshilltarëve problematikë! LSI­-ja është paragjykuar për aleancat e saj duke ia konsideruar pjesëmarrjen në qeverisje si arrivizëm. Po pse nuk shihet më realisht çështja? Po të kishin mundësi të qeverisnin vetë të dy krahët e bipartizmit në Shqipëri, a do t’i kishin kërkuar aleancë Ilir Metës? Me aq llum sa prodhon çdo ditë makineria e tyre, kurrsesi jo.

Atëherë, çfarë mbetet? Ta anatemojmë, ta akuzojmë, ta përbaltim e mundësisht ta zvogëlojmë që të mund të rikthehemi në një kohë të artë pa të tretë. Mirëpo ja që nuk mendojnë kështu shqiptarët; ata duan ekuilibër e eurointegrim, ata duan qendërzim të politikës, prandaj edhe të gjitha farsat e gjeneruara këto kohë kanë vetëm fatin e dështimit”, shkruan ai për Panorama.

Luan Rama shprehet se Meta është i vetmi politikan i rëndësishëm pas komunizmit që ka mbijetuar dhe imponohet, pasi tashmë Fatos Nano dhe Sali Berisha janë defaktorizuar.

“Pas përmbysjes së komunizmit, vërejmë se nuk ka mbetur kush tjetër në politikë prej protagonistëve të vijës së parë si faktor përcaktues, përveç Ilir Metës. Lideri historik i së majtës, Fatos Nano, në përpjekje për të jetësuar institucionin e dorëheqjes si sjellje politike në shoqëritë demokratike, u largua nga jeta publike aktive, me iluzionin se baza e partisë do ta kërkonte siç kish ndodhur më parë për ta konsideruar emrin dhe kontributin e tij edhe më tej. Ndërsa lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, u detyrua të largohet nga roli i protagonistit të radhës së parë, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, ani pse rreket të shfaqet herë pas here të enjten e Kuvendit a në ndonjë takim me gazetarët si për të dëshmuar se ende është aty.

Pra, nga të tre faktorët përcaktues të zhvillimeve politike e qeverisëse (Nano, Berisha, Meta), Ilir Meta, i vënë prej muajsh në qendër të goditjes, dikush duke e sulmuar, dikush duke spekuluar, dikush duke heshtur, është i vetmi që vazhdon të ndajë fituesin nga humbësi, qeverisjen nga opozita. Por, ndërsa Nano e Berisha u bënë faktorë, sepse drejtonin, i pari, të majtën dhe, i dyti, të djathtën, Ilir Meta u bë faktor prej ndikimit politik si individ me personalitet të spikatur ndër gjithë të tjerët, pa pasur pas forcën e një partie, sepse LSI­ja u krijua më 2004­ën, kur Ilir Meta ishte bërë ndërkaq ai që është në realitetin politik shqiptar”, shkruan Rama.

Next Post

VIDEO/ Cassidy, macja kanadeze që ecën me karrige me rrota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In