• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Rama: Mbështetje e plotë dhe pa asnjë kusht për artistët

by Java News
01/05/2017 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nënkryetarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj, morën pjesë në ekspozitën artistike “Melodi” të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar, ku ishin prezantuar piktura, skulptura dhe fotografi nga artistë të rinj. Kjo ekspozitë ishte organizuar edhe me mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim, ku artistë të rinj ekspozuan punimet e tyre për qytetarët.
Në fjalën e saj në këtë aktivitet, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së artistëve, sidomos atyre të rinj në zhvillimin e talentit të tyre dhe se për këtë, LSI-ja do t’i mbështesë edhe më shumë.

“Kanë qenë vetë këta artistë, të cilët e kanë organizuar, menaxhuar aktivitetin. Kontributi ynë ka qenë shumë minimal karshi punës që ju keni bërë.

Dhe shpresojmë që nga ky pozitivitet që të marrim nga kjo ekspozitë, të paktën ne që përfaqësojmë disi pjesën politike të reflektojmë edhe në punën e përditshme që bëjmë, të japim më shumë hapësira dhe më shumë mbështetje për artistët, sidomos për artistët e rinj.

Për të tilla aktivitete, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, do të na keni shumë në mbështetje dhe shumë në suport, sepse realisht ajo që kemi bërë është shumë e vogël karshi punës së madhe që ju bëni”, tha Kejdi Mehmetaj.

Ndërsa, Luan Rama në fjalën e tij në këtë ekspozitë theksoi mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim për artistët dhe se puna e tyre është për t’u admiruar.

“Është një melodi e bukur kjo sepse në këto telajo apo në gjithçka që është këtu edhe në punimet në skulpturë apo edhe në fotografi, është përjetimi, është shpirti artistik i atyre që i kanë realizuar këto vepra.

Dhe kjo mënyrë komunikimi që këta artistë realizojnë me ne, që jemi publiku, shikuesit, është sa e veçantë, është sa e vështirë, por po aq edhe e bukur dhe emocionuese.

Më lejoni të garantoj në mbështetjen pa asnjë gramë politikë brenda. Në mbështetjen maksimale që ne, që kemi një atribut përfaqësimi politik, ta shfrytëzojmë këtë atribut për të krijuar lehtësirat e nevojshme dhe mundësitë që shpirti artistik, dhe në këtë rast jo vetëm i piktorëve, skulptorëve apo fotografëve, por shpirti artistik i cilitdo që ndien një përjetim artistik dhe këtë përjetim kërkon t’ia transmetojë edhe publikut, ne ta mbështesim, ta inkurajomë dhe të krijojmë sa më shumë hapësira”, tha Luan Rama, duke vijuar: “Sepse në fund të fundit, çdo vepër arti, nëse nuk është e destinuar të shkojë te shikuesi, te publiku, mbetet pa jetë dhe praktikisht nuk përmbush misionin e vet. Për melodinë e shpirtit të artistëve ka shumë nevojë politika, që është kaq e vrazhdë, është kaq refraktare, pa asnjë gramë meditimi dhe përjetimi emocional.

Guximi dhe këmbëngulja e ju të rinjve që nga kjo pikëpamje jeni vërtet për t’u admiruar. Arti është për të gjithë dhe le ta përjetojmë këtë si një ngjarje të bukur artistike me urimin për më shumë sukses dhe për më shumë mbarësi për të gjithë ju”, u shpreh Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.

/ma.me
Next Post
INSTAT: Në subjektet private puna zgjat 48 orë në javë

INSTAT: Në subjektet private puna zgjat 48 orë në javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In