Me tone të ashpra i është përgjigjur sot nënkryetari i LSI-së, akuzave të kryeministrit Rama dhe të kryedemokratit Basha. Në një konferencë për mediat, Luan Rama duke reaguar pas akuzave që Basha bëri për bujqësinë dhe ministrin e LSI, Panariti, theksoi se është përgjegjësi direkte e qeverisë shqiptare fakti që subvencioni për bujqësinë në 2017 është vetëm 13 milionë euro.
“Le të përpiqet sa të dojë Lul Basha, akuzat mbi ministrin dëshmojnë se sa shërbëtor i verbër është se një kryetar i një partie në opozitë më e pakta duhet të vinte gishtin mbi qeverinë dhe politikat dhe jo mbi një ministër. Kryetari i rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin LSI dhe as i sugjestionojnë anëtarët dhe votuesit e tyre të shumtë që do t’ja japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor në zgjedhje, kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kanabizimit nga qeverisja me drejtim të ri nga LSI”- tha Luan Rama.