Nën kryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar për herë të pare pas rezultatit të zgjedhjeve.
Më herët ai deklaroi se sipas të dhënave që dispononte LSI, vetëm në Tiranë kishte fituar më shumë se 100.000 vota dhe ishte në disa zona si forcë e parë politike.
Rama apeloi që duhet të respektojmë administrimin e votave deri në certifikim.
“Integriteti dhe ruajtia e votës deri në fund është kryesoria.
Pasi të shpallet rezultati do bëjmë një analizë. Ne kemi kontestuar arbitraritetin dhe veprimin e grupeve kriminale. Duhet të respektojmë administrimin e votave deri në certifikim,” tha Luan Rama në një prononcim të shkurtër për News 24.