• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Rama akuzon rëndë policinë: Jo e gjithë droga mund të jetë asgjësuar, një pjesë është nëpër tunele

by A R
22/04/2017 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka mbështetur akuzat e kryeprokurorit Adriatik Llalla ndaj policisë.

Llalla deklaroi një ditë më parë, se policia e asgjeson hashashin e sekuestruar pa praninë e prokurorisë, ndërkohë që kjo e fundit u përgjigj, se janë vetë prokurorët ata që nuk shkojnë.

“Nuk më surprizon deklarata e prokurorit të Përgjithshëm, pasi është një fakt të cilin unë jo vetëm e kam ditur më parë, por edhe e kam denoncuar shumë më parë në Kuvend si një veprim haptazi të kundërligjshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë asgjësimin e lëndës narkotike të kapur pa praninë e prokurorit, pa praninë e përfaqësuesve të gjykatës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, pa mbajtur procesverbal në tre kopje, siç është detyrimi ligjor për ç’do rast në vendin ku bëhet kapja e lëndës narkotike.

Fakti që jemi përballë realitetit, që është bërë asgjësimi i lëndës narkotike pa praninë e prokurorit, të oficerit të policisë gjyqësore, pa praninë e përfaqësuesit të gjykatës siç e kërkon ligji, natyrisht krijon mundësi për të hamendësuar se jo vetëm nuk është asgjësuar e gjithë lënda narkotike e kapur, por çdokush mund të mendojë, që kjo lëndë është ricikluar dhe mund të jetë magazinuar nëpër tunele dhe depo, siç ka ndodhur për fat të keq të provohet me veprimet më të fundit.

Dua ta ftoj prokurorin e Përgjithshëm të shfaqë të gjithë përgjegjësitë si titullar i organit të akuzës që është, të lërë mënjanë deklaratat dhe të ngrejë një grup të posaçëm pune për të filluar çështjen penale për të hetuar dhe për të identifikuar përgjegjësinë e çdo individi që nuk ka zbatuar ligjin apo ç’është më e rënda që ka shkelur ligjin duke bërë “asgjësimin” e lëndës narkotike në kundërshtim me procedurat që përcakton në mënyrë rigoroze kodi i procedurës penale dhe ligji për asgjësimin dhe luftën kundër lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Nuk mjaftojnë fjalët. Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokuroria e Republikës është organ akuze. Fjalë shkojnë në kuvend ose në mitingjet partiake e politike.

Prokuroria duhet të veprojë me forcën e ligjit për të identifikuar për të hetuar dhe për të ndëshkuar me forcën e ligjit, cilindo që rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale, qoftë nga radhët e organeve të Policisë së Shtetit apo të organeve të tjera të zbatimit të ligjit, apo qoftë cilindo punonjës në administratën publike me nivel përfaqësimi politik në të gjitha nivelet për të dëshmuar jo thjesht vullnet, por forcë në zbatimin e ligjit.

Ka një reagim pozitiv të strukturave të Policisë së Shtetit pas ndryshimit të ministrit. Ka një bashkërendim më të mirë në vlerësimin tim edhe në partneritetin midis Policisë dhe organit të Prokurorisë, por kaq nuk mjafton.

Është shumë pak për të na krijuar bindjen që realisht organet e zbatimit të ligjit janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund goditjes me forcën e ligjit të cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e veta është bërë pjesë e kësaj gjëme të madhe, siç është kultivimi i lëndës narkotike”, tha Luan Rama.

Next Post
Mjeshtri i Sportit Gazmend Çaçi shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Përmetit

Mjeshtri i Sportit Gazmend Çaçi shpallet 'Qytetar Nderi' i Përmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In