• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Krasniqi sqaron pse përkrahu boksierin turk kundër Nuri Seferit

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka sqaruar përse ka përkrahur kundërshtarin e Nuri Seferit, turkun Firat Arsllan.

Gjatë meçit ndërmjet Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, që u zhvilluar në Gjermani, kamerat në një moment kishin kapur Luan Krasniqin duke i dhënë përkrahje boksierit turk, raporton Koha.net.

Krasniqi ka thënë se Firat është shoku i tij i ngushtë, i cili gjatë gjithë karrierës i ka dhënë përkrahje të madhe, dhe sidomos përkrahja e tij në meçin kundër turkut Samil Sam ishte shumë e rëndësishme.

“Miq të mi, patëm rastin të shohim një meç interesant në mes të Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, ku u dëshmua një boks cilësor që i fashinoi publikun e shumtë pranë ringut dhe para ekraneve televizive.

Për fat të keq, në media, e sidomos në rrjetet sociale, më shumë dhe në forma të ndryshme u komentua përkrahja ime ndaj shokut tim të ngushtë Firatit, i cili në të gjitha vitet e boksimit tim më ishte afër, më mbështeti në të gjitha format, në ushtrime, në meçe, në kohën e lirë dhe ai, në këtë mënyrë u bë pjesë e sukseseve të mia.

Në veçanti, më dha mbështetje të fuqishme në meçin kundër Samil Sam, boksierit me prejardhje turke, ku ngadhënjeva suksesshëm dhe në qindra raste si ky, për çka Firatit, i jam mirënjohës”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tutje ka shprehur respektin për boksierin shqiptar Nuri Seferi, ndërsa ka theksuar se në sport duhet të respektohet e drejta e secilit që të përkrahë kë të dojë.

“Duke e respektuar maksimalisht boksierin e spikatur Nuri Seferin dhe vlerat e tij sportive, në këtë mbrëmje, kam konsideruar se duhet të triumfon më i miri.

Fati sportiv deshi që fitues të shpallet Firati dhe, konsideroj se sporti, duhet të shihet si i tillë, me të drejtën e secilit simpatizues që ta mbështes adhuruesin e tij.

Do të më gëzonte, padyshim, si shumë herë deri më tash edhe fitorja e Nuriut, ndaj keqinterpretimet e qëndrimit tim në meçin nuk përkojnë me frymën sportive.

Që të dy boksierëve u dëshiroj suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv dhe sportdashësve u uroj çaste të këndshme në të gjitha llojet e sporteve”, ka shkruar Luan Krasniqi.

Nuri Seferi u mposht nga Firat Arsllan me vendim unanim të gjyqtarëve, citohet KOha. (b.an)

Next Post
Premtimi kryesor i “11 shtatorit” në Dibër… në pritje të Rrugës së Arbrit

Gara rajonale për 6.5 miliardë euro në vit në infrastrukturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

September 25, 2026
Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

September 25, 2026
Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

September 25, 2026
“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com