• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luajti Broja/ Dua Lipa ndjek Chelsean në stadium, media angleze zbulon arsyen e pranisë

by Java News
13/01/2024 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Fulhamin në derbi me kontributin dhe te Armando Brojes, por ajo që tërhoqi vëmendjen në ‘Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Howard.

Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar mbrapa pankinës së Chelseat, teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen.

Veprime të tjera ishin edhe parja e orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve. Natyrisht këto skena nuk i shpëtuan tifozerisë, por edhe regjisë së Premier League, teksa edhe trajneri Pochettino kishte një logo “Argylle” në xhupin e tij gjatë derbit me Fulhamin.

Media britanike bën me dije se filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Boehly, i njëjti që ka edhe pronësinë e Chelsea-t, ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” mesditën e të shtunës./m.j

Next Post
Mbërritja e 2 helikopterëve “Black Hawk” në Shqipëri, Rama: Investim në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, SHBA për rritjen e modernizimin e forcave ajrore

Mbërritja e 2 helikopterëve “Black Hawk” në Shqipëri, Rama: Investim në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, SHBA për rritjen e modernizimin e forcave ajrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com