Ambasada e SHBA në vendin tonë ka postuar në Facebook, citimin e një zëdhënësje të Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert.
Ajo shkruan se është krenarë që punon në një administratë e cila mbron personat e LGBTI.
Një mesazh ky që hedh poshtë sulmet nga disa eksponentë të opozitës ndaj ambasadorit Lu për axhendë perosnale në mbrojtje të komunitetit LGBTI.
“Jam krenare që punoj për një administratë e cila e ka thënë me zë të lartë mbështetjen e saj në mbrojtje në personave LGBTI nga dhuna dhe diskriminimi. Qoftë në Muajin e Krenarisë, Ditën Shpirtërore, Ditën Kombëtare të Daljes Hapur, Ditën për Ndërgjegjësimin e Ndërgjinisë, apo Ditën Përkujtimore të Transgjinisë, ne kemi ngritur zërin në mbështetje të plotë të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të personave LGBTI. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
/a.m.