• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lu: SHBA votoi për ndryshim, asnjë ndikim në raportet mes Shqipërisë dhe Amerikës

by Java News
09/11/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në fjalimin e parë nga “Mëngjesi amerikan”, pas zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, u shpreh se amerikanët votuan për ndryshim.
Lu deklaroi se kalimi i administratës nga demokratët te republikanët nuk do ndikojë raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sipas marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë të shkëlqyera.

Fjalimi i Lu-së:
Unë kam disa versione të fjalimit tim sot këtu dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për demokracinë. Sepse ajo është e paparashikueshme, entuziazmuese që Shqipëria dhe amerikane e bashkëndajnë. Dhe nëse do hidhni sytë rreth e qark do të shihni që kemi ftuar shumë të rinj që të ishin pjesë e kësaj kampanje presidenciale. Dhe përsa u kërkuam të rinjve? Sepse ju jeni me të vërtetë e ardhmja e kësaj demokracie. Demokracia është një gjë që na lidh sëbashku si amerikanë dhe si shqiptarë. Ajo është e rrëmujshme dhe shpesh me polemika. Por në fund demokracia na garanton liritë që i vlerësojmë shumë. SHBA ka zgjedhur presidentin e 45-ë, Donald Trump. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA. Por nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Jemi aleatë të NATO-s, partnerë në Afganistan, kemi qëndruar sëbashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe pro pavarësisë së Kosovës. Këtë mëngjes dëgjuat nga President i zgjedhur Trump, se cili është përkufizimi i drejtë i demokracisë, “një kalim paqësor i pushtetit dhe vazhdimi i punës”. Ndërsa SHBA doli nga zgjedhjet, Shqipëria po hyn në fushatë. Shqiptarët do të nisin një debat të gjatë që do kulmojë në zgjedhjet e qershorit. Populli shqiptar do të bëjë zgjedhje të mençura, ai do të debatojë mbi çështjet e pasojave dhe se ai do të vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin Shqipërinë me Europën dhe SHBA-të.  /ma.me

Next Post
Bleona përgëzon Trump: Urime zoti president

Bleona përgëzon Trump: Urime zoti president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com