• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lu: Një politikan më tha se shqiptarët nuk e kuptojnë reformën… shenjë kjo tipike e arrogancës

by Java News
02/06/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë prezantuar këtë të enjte gjetjet e sondazhit për korrupsionin, një anketim i bërë nga IDRA në bashkëpunim me USAID. I pranishëm, Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu tregoi për herë të parë se një politikan i kishte thënë se shqiptarët nuk e kuptonin në fakt reformën në drejtësi, një pretendim që sipas ambasadorit tregonte më së miri arrogancën e elitës politike shqiptare. Lu shtoi se korrupsioni dhe reforma në drejtësi kuptohen më së miri nga shqiptarët, pasi janë ata që e vuajnë më së shumti këtë fenonem, të cilin Lu e ka ilustruar me një histori të një gjyqi të korruptuar.

“Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua e cila ishte privuar nga fëmijët e saj prej gjykatësit… gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një kriminel dhe dhunues i dënuar më parë, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj.. por pse ndodhi kjo? Sepse ai gjyqtar ishte i korruptuar.

Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfërit dhe ata që s’kanë para, janë viktimat…

Kam patur një diskutim me një politikan, që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë reformën në drejtësi… sinqerisht kjo është një shenjë tipike e arrogancës së elitës politike shqiptare…

Nga e di unë që shqiptarët e kuptojnë reformën në drejtësi?! Nga investigimet serioze të shoqërisë civile.  Më parë nga USAID dhe tani IDRA, që është kryer në mënyrë profesionale në një numër të madh shqiptarët nga mbarë vendin.

Problemet më të mëdha mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim, se kjo tregon se populli shqiptar e kupton se ç’po ndodh me korrupsionin vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.” – tha Lu.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi deklaroi se prezenca e korrupsionit gërryen shoqërinë dhe se reforma në drejtësi do të japë një sërë zgjidhjes në luftën ndaj korrupsionit.

 “Prezenca e korrupsionit gërryen shoqërinë. Qasja e qeverisë që në fillim ka qenë e qartë, me një strategji të qartë, me tre shtylla; ndërgjegjësimi, parandalimi dhe frenimi. qeveria shqiptare ka bërë jo pak, sidomos në tendencën për të modernizuar të gjitha shërbimet publike në mënyrë që ti presin rrugën fenomenit. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos ta kontaminojmë më shumë siç duhet por perceptimi duhet të afrohet sa më afër realitetit. Sakaq, sondazhi tregon se ka një përmirësim”, tha Çuçi. java/ a.k

Next Post

Rrëfimi i prostitutës... Meshkujt e virgjër?! Më i forti shkonte deri në 1 min e gjysëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In