• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lu i tha Bashës: Stop, deri këtu! Gjuha politike e forcës nuk transmetohet në publik”

by Spartak Ngjela
10/05/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan vjen këtë të hënë në Tiranë.

Ambasadori amerikan e takoi shkurt, dhe ia bëri dje të qartë Lulzimit: “stop, i tha, deri këtu!”

E patë që nuk thanë asgjë për takimin: gjuha politike e forcës nuk transmetohet në publik.

l.E kuptoni ju që një Sali dhe një Lulzim nuk kanë fare peshë në llogarinë e politikës amerikane!

Hoyt Brian Lee ishte ai që shkatërroi barbarinë e presidentit Ivanov në Shkup, dhe tani pas takimit, në Maqedoni, po shkon gjithçka drejt për shqiptarët.

Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave: kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre. Dhe kështu do të ndodhë edhe të hënën në Tiranë: gjithçka do të shkojë drejt për shqiptarët edhe në Tiranë: njëlloj si në Shkup.

ll.Të korruptuarit e shtetit shqiptar janë të trembur dhe të bashkuar. Por, si rregull, frika ndaj drejtesisë dhe ndëshkimit të çon në krim – kushtu na ka thënë Volteri

Të gjithë ata që zhurmojnë me fjalime të një gjuhe të paformuar si mendim, në Çadrën Sali, janë ata që kanë drejtuar dikur shtetin dhe tani janë të kapur dhe pritet të ndëshkohen nga Reforma; por janë të trembur. A do të shkojnë në krim? E kanë të pamundur – janë përballë politikës aktive amerikane.

Këta abuzues menduan se mund të sundonin me lojë gënjeshtrash, dhe vjedhjeje përgjithmonë në një vend të shpërfillur nga morali qytetar perëndimor në shekuj.

Kanë njëzet vjet që gënjejnë mbi vuajtjen dhe çoroditjen e shqiptarëve, këta të kapur që s’heqin dorë nga krimi.

Por tani janë në hall. Dhe e kanë të pamundur të shpëtojnë.

Fatkeqësia e shqiptarëve ka qënë largimi nga mendimi racional i virtytit dhe moralitetit të shtetit perëndimor. Në Shqipëri, në një shekull kanë drejtuar keqbërësit barbarë.

Koha ndryshoi befas: ne, të mbetur vetëm në historinë tonë të trishtë, nuk shkuam dot në Perëndim, por koha e solli që ne vetë të jemi bërë interesi perëndimor i kohës sonë. Moraliteti dhe shteti i drejtë shqiptar sot janë interesi i Amerikës dhe perëndimit në përgjithësi. Gjithçka tjetër që lidhet ne krimin shtetëror në Shqipëri është e pashpresë.

Të korruptuarit janë naivë: Shqipëria është në NATO dhe ata janë me shenjën e vjedhësit. Me anë të kësaj kuptohet se Gjithçka është mbyllur. Surrender!

Duhet të dorëzohen.

lll.Të korruptuarit e Tiranës janë në shok mendor: nuk shpëtojnë dot, as me bojkot dhe as me protestë: janë të papranueshëm nga politika e lartë perëndimore, se janë të korruptuar dhe me psikologji barbare kundrejt popullit të vet.

Janë të eliminuar. Koha nuk i pranon më, dhe do të shpronësohen që të gjithë; dhe me të drejtë.

Ka gjithmonë një rregull strikt në historinë e shtetit modern: po nuk u ndëshkuan të korruptuarit, kurrë nuk vendoset moraliteti.

A nuk e patë këtë me krimet e komunizmit? Mosndëshkimi i sekretarëve politikë të komunizmit, solli korrupsionin dhe abuzimin e ri shtetëror në Shqipëri.

lV.Lufta kundër krimit shtetëror në një shtet joinstitucional si ky yni, është shumë e vështirë.

Ne shqiptarët e kishim dhe e kemi shumë të vështirë ta kryenim vetë këtë, sepse drejtimi i gjatë i padrejtë dhe i pamoralshëm i shtetit, e sjell domosdoshmërisht këtë gjendje shoqërore.

Një shoqëri që nuk e ka njohur vitytin në drejtimin e shtetit, shpërbëhet edhe vetë, sepse bie në amoralitet.

Ja, kjo është gjendja jonë tani.

Paaftësia e shqiptarëve për ta luftuar krimin shtetëror ka arsyen e vet historike, por reforma amerikane në risistemimin demokratik të shoqërisë, ka qenë ajo që ka shpëtuar edhe gjermanët edhe japonezët: ja, njëlloj si edhe ne shqiptarët që po na shpëton në këtë shekull të ri.

Dhe kjo do të kryhet.

Next Post
Vorë/ I dehuri i ngul thikën vetes, përfundon në spital

Tiranë/ Vritet me thikë 27-vjeçari, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

November 5, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

November 5, 2026
Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

November 5, 2026
Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

November 5, 2026
Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

November 5, 2026
Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

November 5, 2026
Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

November 5, 2026
Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

November 5, 2026
Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

November 5, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Shifrat/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë! Ja si ndahen të ardhurat (TABELA)

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In