• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lu dhe Vlahutin mos heshtni, por shpëtojeni Vetingun”

by A R
30/09/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka futur duart te Vettingu dhe për këtë gjë ai u kërkonambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin që të mos heshtin por sipas tij “të shpëtojnë Vettingun”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ja çfarë u kërkon Vasili ambasadorëve Lu dhe Vlahutin:

“Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.

Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo’ dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.

Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :

1.është falimentimi i një ideje pozitive,

2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,

3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme

1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.

2.Garantuan gjithashtu se qeveria s’kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.

3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.

4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.

Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.

Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.

Le ti kerkojne maxhorances t’i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.

Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise”./b.d

Next Post
FOTOLAJM / Ristani dhe Olli i bashkohen aktivitetit të Veliajt

FOTOLAJM / Ristani dhe Olli i bashkohen aktivitetit të Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In