• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI vë në pikëpyetje koalicionin me PD? Naço: Jemi dy filozofi të ndryshme!

by Java News
05/07/2018 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për Teatrin Kombëtar ka ndezur skenën e politikës shqiptare. Në kuvend vijon seanca ku opozita kundërshton miratimin e projektligjit, ndërsa jashtë tij protesta e artistëve dhe shoqërisë civile. Për të hedhur më shumë dritë mbi pretendimet e opozitës ishte i ftuar në Report Tv, deputeti i LSI, Nasip Naço. Ai sqaroi disa nga rezervat ligjore të opozitës, ndërsa i bëri thirrje shumicës që të mos e votonte ligjin.

“Në relacion nuk del e qartë se kush e ka kërkuar, bashkia, qeveria apo Fusha sh.p.k. Te shkëmbimi i pronës ka një tjetër problem, nuk sqarohet sa metër do të zhvillohet, për të ditur dhe bërë transparente? Dalka një bamirës që ne fitojmë dhe ky humbka?! A ka bërë kjo shoqëri objekte të njëjta brenda dhe jashtë vendit? A kemi një CV të kësaj firme? A ka kontrata që i ka zbatuar?

Ka mungesë gare dhe konkurrence, prandaj unë dyshoj se ka korrupsion. Projekt-kontrata duhet të kalojë në këshillin e ministrave, nuk e njeh kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, që ministrat të komunikojnë direkt nga marrëveshja me kuvendin. Ka një shpejtësi marramendëse sa më parë, pasi duket se interesat qenkan kaq të mëdha.

Në kemi një front opozitar, ka parti dhe qëndrime të ndryshme që merren në emër të grupit. Ne duhet të jemi të pranishëm në komisione të debatojmë. Nuk e ndjej veten vasal të dikujt, kemi qëndrime të ndryshme dhe sigurisht që secili mbron interesat e veta. Duhet të jemi në seancë për të sensibilizuar shoqërinë civile. Nëse ligji kalon, do i bëjmë thirrje shoqërisë që të reagojë publikisht, e dyta do të reagojmë në parlament brenda etikës dhe moralit, pjesë tjetër është Presidenti, këto janë mjetet demokratike”, deklaroi Naço.
Më pas Naço u ndal te zgjedhjet e ardhshme lokale dhe një koalicion i mundshëm me PD. Shqiptarja.com shkruante sot se edhe pse PD dhe LSI i bashkon e njëjta kauzë sa i takon çështjes së teatrit, negociatave dhe luftë politike kundër qeverisë ‘Rama 2’, dy partitë kryesore në opozitë, nuk kanë ende një koordinim sa i takon zgjedhjeve të ardhshme. Nasip Naço theksoi se LSI ka nisur konsultat me komunitetin për emrat e kandidatëve. E ndërsa nuk pranoi që të fliste për Tiranën, duke u ndalur në Berat ku është zgjedhur deputet, Naço tha se së paku LSI kërkon të ketë kandidatë të paktën në 3 bashki nga 5 që ka qarku.

“Jemi dy parti dhe filozofi të ndryshme, lidershipi ynë pritet që të provohet në zgjedhjet e ardhshme. Koalicioni? Ne mund të jemi në koalicion, por jemi në garë me njëri tjetrin se kush do të marrë votat se janë politike. Zgjedhjet janë jo pak larg, sot kemi emergjenca të tjera, qytetarët dhe ambasadorët kanë ikur me pushime dhe kalohen ligjet në tre javët e fundit prandaj përqendrimi duhet të jetë i madh. LSI do të ketë kandidatët e vetë në 61 bashki, ne jemi ambicioz, nuk na pëlqen vendi i tretë sot. Ne jemi të bindur për qarkun e Beratit të kemi 5 kandidatë në emër të LSI. Figurat? Nuk besoj që emrat do të gjenden në kryesi, kemi filluar konsultat me anëtarë dhe simpatizantë për të evidentuar kandidatët më potencialë, të kenë mbështetjen e komunitetit. Rëndësi ka që të kemi kandidatë dhe nëse do të kemi koalicion me PD. Po marr Skraparin, kryetari ka disa palë zgjedhje që është nga LSI, kemi qenë përballë PS dhe PD dhe kemi fituar. Nëse PD mund të ketë kandidat më të mirë jemi të hapur, ne kemi kandidatë potencialë. Tirana? Unë jam lojtar i vogël. Në qarkun e Beratit, në 5 bashki, 3 administrohen nga LSI”, tha Nasip Naço.

ma.me

Next Post
Lu kërkon ‘peshqit e mëdhenj’: Dështuat me Balilin! Bosi i krimit me lidhje politike, i lirë

Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia po vjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In