Kryetarja e e LSI-së Monika Kryemadhi ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë së saj.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në fokus të diskutimeve mësohet se do të jenë diskutimet për axhendën dhe aksionin opozitar.
LSI nënshkroi sot marrëveshjen e koalicionit opozitar i cili ka për qëllim krijimin e një sistemi që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.
Kryetarja e LSI-së, ishte e fundit në radhë por jo për nga rëndësia, që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike.
Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
g.kosovari