LSI ka nisur sulmet ndaj ish-eksponentëve të saj më të lartë që e braktisën forcën politike të themeluar nga Ilir Meta. Mësohet se partia që sot drejtohet nga Monika Kryemadhi ka dorëzuar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje inceneratorin e Fierit.
Ish-ministri Lefter Koka, njëkohësisht ka qenë një ndër deputetët më të fuqishëm të kësaj partie, si edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako si edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi janë paditur në SPAK nga LSI.
Sipas LSI, të tre ata duhet të japin llogari për shkeljet e kryera gjatë miratimit të lejes për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Ky sulm ndaj Kokës vjen pasi ky i fundit kaloi si kandidat për deputet në listat e PS. Koka ka qenë ministër i LSI-së për kohën kur akuzohet. Ai nuk pranoi t’i bindje Kryemadhit dhe Bashës për të djegur mandatin e deputetit.
Gjithashtu, edhe Bllako ka qenë sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Ilir Metës, por më pas u zgjodh deputet nga radhët e PS.
/JavaNews/a.r