Luan Rama do të jetë deputeti që do të përfaqësojë Lëvizjen Socilaiste për Integrim në Komisionin e Vettingut.
Më herët, partia tjetër e koalicionit qeverisës, PDIU propozoi kryetarin e saj Shpëtim Idrizi si anëtar.
Ndëkorhë, pritet që PS të zbardhë anëtarin e 3-të dhe të fundit në komision përfaqësues të mazhorancës.
3 vende të tjera i takojnë opozitës e cila ka të parashikuar sipas kushtetutës numër të barabartë vendesh me mazhorancën. Por opozita vijon bojkotin, gjë e cila ka bllokuar procesin./a.m.