• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI propozoi ndalimin me ligj të verifikimit të Ilir Metës për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit: Ja dyshimet e certifikuara

by Java News
30/07/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rrjedhimisht të Ilir Metës, kanë propozuar që të ndalohej me ligj verifikimin nga Autoriteti i Dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët e kanë marrë një herë certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’ në vitet 1995 dhe 1997.  Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës sidomos pas janarit të vitit 2011, ka propozuar që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranojë kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.

Braho ishte kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke qenë në një koalicion qeverisës, PS-ja e pranoi pa asnjë diskutim propozimin e Brahos, duke krijuar një lloji imuniteti ndaj politikanëve që kanë kontrolluar dosjet dhe që mund të kenë pasur ndikim mbi komisionet për pastërtinë e figurës. Siç dihet, spiunët më të thekur të ish Sigurimit Shtetit arritën e të merrnin certifikata pastërtie nga dy komisionet ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, duke i tundur nëpër media.

Po pse Spartak Braho e bëri një propozim të tillë? Nëse politikanët kishin dalë një herë të pastër dhe e kishin marrë certifikatën e pastërtisë së figurës, pse duhet të kishin frikë të verifikoheshin edhe një herë nga Autoriteti i Dosjeve? A mos vallë kishin marrë certifikata pastërtie të rreme dhe druheshin se një ditë mund të zbuloheshin? Certifikatën e pastërtisë së figurës në raport me ish Sigurimin e Shtetit e ka marrë edhe Ilir Meta, i cili ka dominuar politikën shqiptare që prej tre dekadash, duke qenë deputet, ministër, kryeministër dhe president. Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.

Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo.

Pas këtij informacioni, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli doli në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera tha se “Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I. M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”.

Ndërkaq, Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. “Në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij”, tha Meta.

Nëse Ilir Meta është vërtetë i pastër, pse LSI-ja propozoi në 2015 që ata që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani të mos verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve?

Dhe së dyti, pas Ilir Meta ka operuar me dy mbiemra, në versionet Meta dhe Metaj?

Autoriteti i Dosjeve i ka kërkuar Kuvendit që të heqë pengesën që e ndalon që të verifikojë figurat politike që janë kanë marrë më parë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani. Pas kësaj kërkese, Partia Socialiste propozoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që duket se synojnë të rivlerësojnë certifikatën e pastërtisë të lëshuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani në rast se gjende informacion të ri./shqiplarja.com

Propozimi i Brahos në vitin 2015 për ndalimin e verifkimit të Metës në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit

Pranimi i Propozimit të Brahos në Komisionin e Ligjeve

Next Post
“Autorizimi në fuqi”/ Delimitimi i kufirit detar me Greqinë, Meta: S’jam informuar për negociatat politike! Kryeministri s’ka qenë transparent

Reagimi/ Rama foli për publikimin e të dhënave të Autoritetit të Dosjeve dhe spiunin I.M, Meta sërish me karikaturat: Në revistën e Sigurimit…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

July 23, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

“Jam pranë vendimit për një sulm masiv ndaj Iranit”, vjen paralajmërimi i fortë i Trump

July 23, 2026
Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

July 23, 2026
“Epsteini” ynë

Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

July 23, 2026
Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

July 23, 2026
Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In