• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI pranon “divorcin” me PD: I kërkuam Bashës vetëm të mos na tradhtojë, përdori opozitën për interesa personale

by A R
14/09/2021 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar ‘ndarjen’ me Partinë Demokratike. Braimllari në një intervistë për Report Tv tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë. Më tej Braimllari tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar.

‘I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

Është koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës! Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate.

LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës. LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale.’ – tha Braimllari.

Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët njoftuan se do të kenë tre grupe parlamentare. Një i Partisë Demokratike, Grupi i Aleancës për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Ndërkohë ajo që ra në sy ishte fakti se demokratët nuk e ndihmuan LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.

/a.r

Next Post
Ja masat e reja për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Austrisë

Ja masat e reja për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Austrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In