Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për anëtarin e tretë të numëruesve në Grupet e Numërimit të Votave të zgjedhjeve të 25 qershorit. Nesër në orën 11:30 Kolegji Zgjedhor do të hedhë shortin për të përcaktuar trupën gjyqësore që do të shqyrtojë padinë e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
LSI dhe PDIU do kenë anëtarë në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes këtyre dy forcave politike. Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t’i përkasë LSI-së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek. Ky vendim i KQZ-së shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesi ligjor i LSI-së, ndërsa nuk pati pretendime nga e PDIU-së.
Si ndahet anëtarët në grupet e numërimit
Me vendimin e sotëm të KQZ, kompletohen me anëtarë grupet e numërimit të votave.
Nga e djathta, numëruesit do t’i përkasin PD-së e PR-së, ndërsa për të majtën, njëri numërues i përket PS-së, ndërsa numëruesi i dytë është ndarë mes PDIU dhe LSI.
Grupet numërimit:
PS – 1 numërues
PD – 1 numërues
PR – 1 numërues
LSI- 1 numërues në tavolinat me numër çift
PDIU- 1 numërues në tavolinat me numër tek
ma.me