• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI-në në opozitë e kaluan veset, jo qeverisja

by A R
06/07/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Tek dëgjonim dje në Konventën e LSI-së, që nuk la gjë pa nëmur vetëm se kaloi në opozitë, si në një film me xhiro të shpejta, na vinin në mend të gjitha bëmat që partia, e cila ndërroi 3 kryetarë brenda 2 muajve të fundit, ka lënë në memorjen e këtij vendi. Për 8 vite me rradhë LSI ka qenë në krye të axhendës së arrogancës në qeverisje, vendet e punës në administratë që i jepte me përqindje, koncesionet në pikat strategjike të ekonomisë, tenderat, listat e barnave ku gëlojnë biznese të lidhura me partinë, kapje thuajse e të gjitha posteve kyçe në sektorët jetik, kthimi në ‘enukë’ të kryeministrave të cilët nuk arrinin të kërkonin asnjë llogari për postet ministrore që kishte LSI, fushatat elektorale super të shtrenjta, kapërdisjet e zyrtarëve në zyrat e shtetit me makina të shtrenjta e veshje firmato, shpërfillje e të gjithë autoritetit drejtues të institucioneve, ministri që drejtoheshin si çifligje partiake e nuk jepnin hesap gjëkundi, nxjerrje “dhjamë nga pleshti” në mizerjen sociale të shqiptarëve, loja me dy porta në kurriz të interesave strategjike të shqiptarëve etj. etj.

Tek dëgjonim dje të bëhej radioskopia e qeverisë, duke e nëmur që nga themelet deri në majë për dështimet 4 vjeçare të saj, ku ndërkohë për 4 vite pushteti u mjel në këtë bashkëqeverisje si erdhi më përmbarë, i gjithë ky karshillëk na bën të ndihemi nervoz. Situata bëhet paradoksale, pasi ministrat e LSI që janë kapur pas karriges së qeverisë e s’ka burrë nëne t’i lëviz, këmbëngulin të jenë në qeveri, pavarësisht deklamimeve se LSI do jetë tashmë forca e parë…në opozitë.

LSI është përbetuar për integrimin, por mjafton të dëgjoje fjalimet e djeshme ku nuk la baltë pa u hedhur mbi Brukselin për të kuptuar se pushteti vlen më shumë se integrimi. Është e habitshme sepse vetëm LSI i jep të drejtë vetes për të bashkëpunuar për pushtetin sa majtas sa djathtas, e përveç saj këtë nuk duhet ta bëjë asnjë forcë tjetër politike.

LSI duke kaluar në opozitë humbet shumë të mira materiale që burojnë nga pushteti. Humbet tendera, koncesione, punësime në administratë, përqindje për partinë nga pagat e punësimeve. Humbet influenca ekonomike, ministri që s’do mund t’i përdori si çifligje etj., etj. Por ky nuk është kiamti, ndaj duhet marr me qetësi.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve përballen çdo ditë me betejën deri në mbijetesë për shkak të korrupsionit qeveritar nga partitë politike që i qeverisin këto 27 vite dhe sërish e marrin më qetë. Ne kemi një jetë në opozitë me qeverisjet politike e prapë nuk klithim e nuk kërcënojmë, pasi besojmë se vota është instrumenti më i mirë për të përzënë nga qeverisja këdo që e trash zullumin. E për të na ndryshuar mendim nuk mjaftojnë as paratë për të blerë votën. Të gjithë sytë në ballë i kemi. Në opozitë LSI-në e kaluan veset, jo qeverisja.

Next Post
Aksident i frikshëm, trafikndarsja thyen xhamin e përshkon tejpërtej makinën, rëndë shoferi (FOTO)

Aksident i frikshëm, trafikndarsja thyen xhamin e përshkon tejpërtej makinën, rëndë shoferi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In