• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI në mes të katër rrugëve, ende nuk e ka “mbledhur” veten

by Java News
23/09/2021 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fakt rrugët janë dy, njëra majtas dhe tjetra djathtas. Njëra tregon nga pushteti dhe tjetra nga opozita, por LSI ende nuk e ka bërë të qartë se ku do të pozicionohet duke zgjedhur për momentin rrugën e tretë, por që nuk të çon ende askund. Atë të qëndrimit në vend numëro ose në rreth rrotullim.

Në vrullin e ngjarjeve politike me mbledhjen e Kuvendit, zgjedhjen e kryetares së re të tij, debatet në gjirin e opozitës, votimin dhe betimin e qeverisë kaloi pa shumë vëmendje sjellja publike e LSI-së në shumë nga këto ngjarje. Lindita Nikolla u zgjodh kryetare me dy vota më shumë se sa kishte në Parlament mazhoranca PS-PSD, por të gjithë thuajse fajësuan opozitën se edhe këtë radhë i kishin rrjedhur votat si në rastin e zgjedhjes së Gramoz Ruçit, vetëm se këtë herë jo aq shumë dhe jo në mënyrë aq plateale. Më saktë jo PD-në, por aleatët e demokratëve nga lista e kësaj të fundit. Vangjel Dule mbi të cilin ranë dyshimet kryesore si një nga tradhtarët brenda radhëve të opozitës. Ky i fundit u detyrua të dalë dy herë publikisht të thotë se ka votuar kundër, por pak kush e dëgjoi.

Në fakt më shumë se sa nga radhët e PD-së votat pro Nikollës duhen parë në mesin e katër deputetëve të LSI-së. Të paktën njëra prej tyre, në mos të dyja. Që LSI po mban një profil të ulët opozitarizmi kjo është lehtësisht e dukshme në këto javë zhvillimesh në të dy kampet politike. LSI ka kritikuar vërtetë Edi Ramën, por është po kaq e vërtetë se nuk ka lënë rast pa hedhur helm edhe mbi Lulzim Bashën. E ndjerë e tradhtuar nga PD zyrtare gjatë dhe pas zgjedhjeve, LSI i ka ftohur marrëdhëniet me opozitën më të madhe dhe zyrtarisht nuk është përzierë as në sherrin brenda oborrit të demokratëve.

Por nëse Monika Kryemadhi po mban një kurs të qetë në ditët e para të mandatit të tretë të Ramës, Ilir Meta, ai që shihet edhe si pikë referimi e qëndrimeve të LSI-së ka ndryshuar katërciprisht qëndrimet ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Ndonëse nuk i kursen batutat për doktorin dhe ndonjëherë edhe kritikat për qeverinë, sjellja e Metës këto muaj ndryshon kryekëput nga ajo e dy viteve të fundit.

Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti i shkuar ka dhënë disa sinjale paqeje ndaj mazhorancës kur uroi Kuvendin, kryetaren e re dhe kur kundërshtoi Ilir Metën e gjashtë muajve më parë për dekretimin pa një pa dy të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kjo qetësi në dukje e LSI-së ende mbetet misterioze për tu shpjeguar plotësisht, por lë të kuptohet të paktën dy gjëra: e para që LSI nuk sheh të ardhme me PD-në në vitet që vijnë, sidomos me PD-në e Bashës. Në rast se nuk ndodh ndonjë përmbysje e madhe brenda opozitës. E dyta që sinjalet ndaj Ramës janë nisur dhe nuk janë aspak sekrete. Thjesht deri tani ka munguar vështrimi i kryeministrit.

Në shumicën dërrmuese të viteve të ekzistencën së saj, LSI ka treguar se është një parti që orientimin politik e ka bazuar mbi pragmatizmin, duke qeverisur si me PD dhe me PS, në varësi të rrethanave të pushtetit. Në të dy këto raste arriti të maksimalizojë të mirat e pushtetit duke i përkthyer në vota dhe mandate. E kundërta ndodhi sa herë ajo ishte në opozitë, ku si në 2009 dhe në 2021 kur qëndroi vetëm në opozitë mori vetëm katër deputetë.

Ndaj, sa të qartësohen ujërat dhe sinjalet gjysmë publike apo ato të nëndheshme ti japin një panoramë më të artë orientimi, LSI ka zgjedhur të presë. Me qetësi, por ende pa dashuri si nga e majta dhe nga e djathta./Si

/m.j

Next Post
VIDEO/ “Hë si u gdhive xhaxha?” I moshuari kapet “mat” nga policët, kur po vadiste hashashin në tokën e tij

VIDEO/ “Hë si u gdhive xhaxha?” I moshuari kapet "mat” nga policët, kur po vadiste hashashin në tokën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In