• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI në knockdown, edhe pse grushtet po i pëson PD dhe PS

by Ben Andoni
10/03/2018 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është e tepërt të flitet më për skandalin e radhës të politikës shqiptare. Edhe pse ky i radhës i PD-së me lidhjet ruse dhe lobimet në SHBA është i frikshëm. Para së gjithash për konceptin sesi është ndërtuar ideja e fitores së politikanëve shqiptarë dhe e dyta nga marrja përsipër e një rruge mbështetje, e cila nuk është aspak e pastër, për të mos thënë e rrezikshme. Ndërsa e gjithë pjesa e Aleancës, ku Shqipëria mëton të jetë, synon largimin e interesave ruse,  ja ku gjenden mëtonjësit e pushtetit shqiptar, që kërkojnë lidhje me ta. Në fakt, problemi është shumë më i gjerë dhe lidhet me forcën aktuale të padukshme, por edhe shumë agresive të Kremlinit për të interferuar në Ballkan. Dhe, qëllimi rus po duket shumë i lehtë sepse janë një klasë politikanësh në Ballkan që nuk kanë asfare parime kurse interesi i vetëm që posedojnë është pushteti. Shtuar me kaosin amerikan dhe gati interferencat e dukshme ruse deri në pushtetin më të lartë në Washington, situata e përbotshme po bëhet e dhimbshme. Në mjedisin tonë të vockël, PD-ja është në momentin më të vështirë të saj dhe ndoshta kartonin e verdhë të parë ka të ngjarë ta marrë nga Partitë e Djathta Evropiane, nëse principet ruhen ende në këtë formacion.

PS-ja po vuan nga një anë tjetër, jo kaq të bujshme, por njësoj të dhimbshme. E kjo jo thjesht prej gabimeve dhe arrogancës në pushtet por edhe konsumimit të frikshëm në mandatin e dytë. Askush nga dy partitë kryesore shqiptare deri më tani nuk i ka shpëtuar dot këtij fakti. PS-ja po e manifeston me arrogancën e Ekzekutivit të saj dhe me rezultatet në terren, që janë shumë larg atyre që u premtua. Ka mungesë të madhe të investimeve serioze të huaja, ashtu si Reforma në Drejtësi po çapitet ngadalë. Papunësia mbetet në rende të larta kurse politika e punësimit është krejt e varfër. Shqipëria po vuan shumë një Reformë Territoriale, që megjithë punën e madhe nuk po respektohet si duhet. Premtime të pambajtura dhe probleme që dalin për ditë në të gjitha sektorët hasen kudo. Varfëria po kap nivele të frikshme, që nëse do kishte indikatorë më të drejtpërdrejtë, do të tregonte fytyrën e një Shqipërie krejt tjetër. Atë që i është lëshuar drogës dhe një tregu MAFIA-e, që tashmë e tregon hapur sistemin e formuar prej kohësh. Ekzekutivi i sotëm, megjithë masat që pretendon dhe që promovon, e ka të pamundur ta frenojë institucionin e errët të drogës. Skandali i fundit me drogën është më shumë se i dhimbshëm, pasi tregon se Shqipëria e vitit 2018 është e pazonja para saj.

Në të gjithë këtë parashtrim, LSI-ja ka qenë shumë komode, megjithëse ende mbart ngarkesën e Ekzekutivit të shkuar, që të përshfaqej me alternativa të besueshme dhe jo të bënte show sesa ishte e aftë të bërtiste. E jo vetëm rruga e zgjedhur herë pranë njërës dhe herë ndaj tjetrës forcë e ka zbehur këtë parti, por edhe fryma që i shërbente dikur për thirrjen e pushtetit ka humbur krejt. Sikur të mos i mjaftonin këto, LSI-ja i shtoi dhe një kapitull tjetër pasigurisë së saj, kur në valën e akuzave për lobimet u përgjigj zyrtarisht se nuk e kemi ndjekur, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë!! Madje z.Vasili, kryetari i grupit të saj parlamentar, në një pozicion shumë të vështirë, do të shprehej orët e fundit se: Kjo çështje (Lidhja me rusët) nuk i intereson pasi ka gjera të tjera për të komentuar dhe zbuluar!!! Paçka se me të drejtë vazhdoi ligjërimin (jo në vendin e duhur), sa i përket drogës dhe predispozitës së pakët të prokurorisë për të shkuar në thelb.

LSI po e vuan zgjidhjen e gabuar dhe aliazhin e pakusht me Partinë Demokratike, që tashmë nuk funksionon për asgjë. Një aliazh, i cili duhej të kishte transparencë, një gjë të cilën të dy partitë në formën sesi funksionojnë e kanë të pamundur ta bëjnë si duhet. Ndërkohë si zbehja e kontakteve me PD dhe bashkimi i votave me PS për rastin e Vetting-ut në polici, tregoi se te LSI ka ende në thelb një thirrje për fokusin e saj të majtë programor, që për hir të së vërtetës është më i majtë sesa vetë PS-ja.

Pavarësisht të gjithave, kur politika shqiptare po trandet, lajmi i keq është se LSI po humbet pa reshtur pikë në bursën kaotike politike shqiptare. Partia e drejtuar nga Kryemadhi është gati pa kuota dhe në kërkim të identitetit të saj mes dy forcave mbushur me skandale dhe bjerrjes së natyrshme të bazës së saj, që është shumë e lidhur pas interesit të çastit. Po ashtu, investimi LSI-së për Monika Kryemadhin deri tani nuk duket i duhuri sepse megjithë cilësitë dhe përvojën e politikanes së njohur, kryetarja e re nuk e përball dot lojën pa  rregulla maskiliste shqiptare, ku ka kontribuar dhe ish-kryetari, bashkëshorti i saj. Debati që sjell LSI-ja është shterpë  dhe vetëm si kundërshti e gabimeve të PS-së që janë fare të dukshme.

Kurse për fat të keq të saj, njerëzit duan alternativë dhe jo cinizma, britma  dhe çizme. Këto LSI-ja nuk i kupton sepse ndërsa PS është duke u bjerrur nga ditë në ditë dhe PD po degjeneron në një parti pa principe, LSI, me ikjen e Ilir Metës është në gjendje knockdown, ku edhe numërimi nga sipër i arbitrit të madh popull për t’u ngritur duket se nuk i bën më punë. (Javanews)

 

 

Next Post
Gazi i parë nga Azerbajxhani mbërrin në 2020-n

Flet eksperti/ Gazsjellsi i TAP, cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In