I ftuar në emisioni “Opinion” kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili është shprehur se ndaj votuesve është ushtruar presion që të mos votojnë për LSI. Vasili deklaroi se bandat kriminale dhe policia u kanë bërë presion votuesve.
“Ju kanë bërë presion votuesve që të mos votojnë për LSI se do ti heqin nga puna, këto i kanë bërë njerëzit e PS më urdhër të Edi Ramës. Ndaj votuesve është ushtruar dhunë dhe terror pasi të dhënat që kishte Partia Socialiste për zgjedhjet ishin tepër të ulëta për numrin e votave që do të merrte.
Rama ishte në krye të këtij bashkëpunimi mes bandave kriminale dhe policisë për të vjedhur zgjedhjet”, tha Vasili.