• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI: Në 2 Mars mos u mblidhni për Ilir Metën, por për Kushtetutën. Ne e duam Atdheun, jo si këta horrat…

by A R
24/02/2020 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e SPAK për të ndaluar, atë që kreu i shtetit e quan grusht shteti. Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se SPAK duhet të ndaloj, ata që ai i quan keqbërës në KED dhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën”, u shpreh Luan Rama.

Sipas tij, SPAK me veprimet e tij duhet të japë mesazhin tek qytetarët, me qëllim që ata të kenë besim tek drejtësia e re.

“Veprimi i SPAK është i rëndësishëm për të vendosur ligjin, për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe SPAK të japë mesazhin e pare tek qytetarët që mund dhe të kenë besim tek drejtësia e re. Çdo alibi për tu fshehur pas koronaviorusit apo pas krimovirusit të qeverisë është shërbim për të fshehur dhe për t’i shërbyer antikushtetueshmërisë”,  shton ai.

Edhe njëherë LSI bëri thirrje për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit, jo për të qenë krah Ilir Metës, por për të qenë të bashkuar.

“2 marsi është data që ndan shqiptarët që duan Atdheun përballë horrave që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe gjykatën kushtetuese. 2 marsi është apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkë jo përkrah Ilir Metës, por për të qenë bashkë në anën e kushtetutës dhe për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të kthyer integritetin”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Tifozët italianë nuk i tremben koronavirusit, çmenden pas Messit, VIDEO e tyre bën xhiro në rrjet

Tifozët italianë nuk i tremben koronavirusit, çmenden pas Messit, VIDEO e tyre bën xhiro në rrjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com