• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI mbush listat me kriminelë/ Zbulohen dënimet e kandidatëve të Monikës

by Ardit Rada
17/03/2021 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit do i paraqesin qytetarëve shqiptarë një “tufë me intelektualë”. Pas rikthimit të listave nga KQZ, PS, PD dhe LSI kanë ridepozituar ditën e djeshme emrat përfundimtarë të kandidatëve për deputetë, ndërkohë që nga ana e institucionit që merret me menaxhimin e zgjedhjeve u bë me dije se parti e Monës kishte kandidatë me precedentë penal.

CNA.al raportoi ditën e sotme gjashtë kandidatët e LSI që prekeshin nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa listës i shtohen të tjerë emra.

CNA.al ka zbardhur formularin e dekriminalizimit të kandidatëve që Kryemadhi dhe Meta po u paraqesin qytetarëve si persona të pastër me figurën dhe intelektual me vlerë.

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Arben Muçaj, rezulton se është dënuar në janar të vitit 2019, për veprën penale të fshehjes së pasurisë, ndërsa vendimi nuk është i formës së prerë.

Ferdinant Aligjoni, kandidat i LSI në Vlorë, është dënuar dy herë, në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Herën e fundit është dënuar për refuzim të deklarimit të pasurisë. Kandidati për deputet i LSI është ndaluar, hetuar dhe gjykuar në Itali për “organizatë kriminale dhe trafik droge”, por më pas, sipas tij, është shpallur i pafajshëm. Kandidati tjetër i LSI-së në Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm.

Për fshehje ose deklarim të rremë pasurie është dënuar edhe Ded Ngreca, kandidat i LSI-së në Lezhë. Ndreca është dënuar nga shkalla e parë në 2019, vendim të cilin e ka ankimuar në Apel. Kandidati i LSI-së në Shkodër, Ashim Tafilaku, është dënuar në vitin 2014, për veprën penale të organizimit të lotarive, lojërave të fatit dhe bixhozit në kundërshtim me ligjin.

Sokol Ponari, kandidat i LSI-së në Tiranë, është dënuar nga gjykata për kundërshtim me forcë të punonjësit të policisë. Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, pjesë e listës së Tiranës, deklaron se është proceduar në vitin 2009 nga prokuroria për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dosjes e cila është mbyllur. Spahiu rezulton se kishte përdorur jashtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.

Besnik Jakaj, një tjetër kandidat i LSI-së në Tiranë, deklaron se është proceduar penalisht në vitin 1999, për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës, por që gjykata e ka shpallur të pafajshëm. Ndërsa Blerdi Liçaj, kandidat i LSI në Tiranë, thotë se ka mbajtur emrin ‘Kristo’ në Greqi, që është emri i pagëzimit.

Doktori Petrit Bara, të cilin Monika Kryemadhi e kandidoi për deputet pasi Ilir Meta e dekoroi për titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ka korrigjuar datën e lindjes, nga 11 janar 1952 në 11 janar 1953, para duke u ‘rinuar’ me një vit. Kandidati tjetër Lemi Muçaj, ka ndryshuar emrin nga Eqerem në Lemi. Ndërsa Arben Rroko, kandidat në Tiranë, është arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Durim Hoçja, kandidat i LSI-së në Durrës, është proceduar në vitin 2014 për plagosje, por që çështja në ngarkim të tij është pushuar. Artur Baku, gjithashtu kandidat i LSI-së në Durrës, rezulton që më parë quhej Afrim, ndërsa është ndaluar në 2015 me akuzën e shpërdorimit ë detyrë, ndërsa procedimi është pushuar më pas.

Kandidati i LSI-së në Berat, Ilir Oboni, është dënuar në vitin 1991 për shkelje të Kodit Penal Ushtarak, ndërsa është proceduar edhe në vitin 2019 për kundërshtim të punonjësit të policisë, por që është pushuar procedimi.

Në Gjirokastër kandidati i LSI Elton Ismaili thotë se është dëbuar nga shteti grek për 5 vjet, në vitin 2002, sipas tij për mungesë dokumentacioni. Ndërsa kandidati tjetër Erald Alika në Gjirokastër është dënuar në vitin 2007 me 6 muaj burg, konvertuar në 2 vjet shërbim prove, për kundërshtim të punonjësit të policisë./CNA.al

Next Post
E rëndë në Fier/ 29-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

E rëndë në Fier/ 29-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In