• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI mbledh konventën/ Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Merrni në dorë fatet. Në 2020-n s’na ndal dot asnjë

by Java News
04/01/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot në kryeqytet konventën për Tiranën me sloganin “Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit”. Monika Kryemadhi u kërkoi shqiptarëve të marrin në dorë fatin e tyre.

“Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin. Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqiperia, familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtit të tyre.

Ne jemi krenarë për sot dhe për gjithë jetën se do të jemi ne njerëzit e dekadës së re të një Shqipërie krejt tjetër nga kjo e sotmja që nuk është hall dhe problem vetëm i shqiptarëve por edhe i Ballkanit. Të një Shqipërie e njerëzve të lirë, e iniciativës së lirë, gjithashtu edhe një shembull përparimi dhe zhvillimi. Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuar, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor” tha ajo.

Kryemadhi tha se sot LSI-ja do të rifillojë aksionin politik, por nuk dha detaje se di do të veprojnë kundër shumicës. “Sot rifillojmë aksionin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi është mbyllur një vit i gjatë dhe i zymtë për shqiptarët, që kulmoi me fatkeqësinë natyrore të 26 Nëntorit, ndërkohë që varfëria ekonomike u thellua më tej, dhe BE tha një tjetër “JO” për hapjen e negociatave.

Ne sot kemi takimin e parë politik organizativ për 2020. Ne të gjithë sa jemi, këtu jemi të bindur e kemi besim se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se çfarë ju është premtuar, e shumë herë më tepër se çfarë ju është ofruar në realitet. Ne po lëmë pas një vit të vështirë, i cili do të lërë plagë në shpirtin e shqiptarëve. Viti 2019 do të shënohet si viti që 120.000 shqiptarët e braktisën vendin e tyre për tu garantuar shkollim,shëndetësi,siguri dhe ekonomi për fëmijët e tyre, qe nuk i gjetën dot këtu në Shqipëri, e më keq akoma, nuk patën besimin se mund t’i gjenin ndonjëherë.

Po t’i hedhim një sy kalendarit të tranzicionit shqiptar do të shikojmë që Shqipëria është përballur me dy momente tragjike: në 1991 dhe në 2019. Këto dy periudha i bashkon  e përbashkëta e zbrasjes së Shqipërisë nga të rinjtë dhe të rejat e saj, nga filizat e rinj më të mirë të cilët do të ishin kontribuesit kryesorë të ndertimit të një vendi për të cilin do të ishin krenarë. Një vend ndërtuar mbi demokracinë, ku sundon e ligji i barabartë për të gjithë, ku secili ka mundësi të barabarta për arsimim, për punësim e biznes, ku shteti i garanton çdo qytetari sigurinë e shendetit, ushqimit dhe të jetës.

Këto dy periudha ngjajnë tashmë si dy pika uji:  Në 1991 e gjithë Shqipëria, rinia shkollore e universitare, ajo punëtore e intelektuale, u larguan drejt BE në emigracion per tu rikthyer me besimin “Ta bejme Shqipërinë si gjithë Europa”, pasi përmbysi një sistem të kalbur që ju kishte hequr të drejtën e lirisë,të besimit,të fjalës,të të jetuarit,të shkolluarit,të punësimit, një sistem i mori jetën mijëra shqiptarëve sepse besonin në Zot,pse besonin në liri,pse besonin në vlerat humane, pse besonin tek liria dhe demokracia.  Në 1991 shqiptarët u larguan me besimin per tu kthyer më pas,  në një Shqipëri të lirë, demokratike e Evropiane.

Sot, pas gati 30 vitesh, kemi përsëri një Shqipëri që i largohen filizat, por tashmë me trishtimin se përsëri vendi ka një parlament monist, se është kthyer çensura dhe hequr e drejta e fjalës, se është kthyer shtetëzimi dhe grabitja e pronave private në përfitim të Partisë Shtet dhe bandave të saj kriminale.

Në eksodin e sotëm, ai që ishte dikur “Blloku i udhëheqjes” është zëvendësuar me Grupimin e Rilindjes, që janë pjesë apo përfaqësues të bandave kriminale që blejnë pushtetin me paratë e pista, që më pas pushteti tu shërbejë vetëm atyre. 2019 si viti i fatkeqsisë natyrore që goditi Shqipërinë është edhe një nga vitet më të errta keq-qeverisese që kemi kaluar: Shpopullimi solli dhimbjen në familjen shqiptare, dëmtimin e saj, por edhe plakjen të menjëhershme të popullsisë” tha ajo.

Next Post
FOTO/ Qielli i Australisë shndërrohet i kuq, 23 të vdekur dhe 17 të zhdukur nga zjarret

FOTO/ Qielli i Australisë shndërrohet i kuq, 23 të vdekur dhe 17 të zhdukur nga zjarret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In